• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 22, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Xhufi: Ju tregoj “Arbërit e Jonit” dhe dokumentat e rralla në Venedik

Java News by Java News
23/11/2020 21:42
Pëllumb Xhufi: Ju tregoj “Arbërit e Jonit” dhe dokumentat e rralla në Venedik
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) organizoi një takim virtual me Akademikun Pëllumb Xhufi për të diskutuar për librin e tij “Arbërit e Jonit”.

Historiani Xhufi tregon se ideja për të shkruar këtë libër ka qenë në mendjen e tij shumë kohë më parë.

“Ky libër është një projekt jete, një projekt që unë e kam menduar që kur isha student në “La Sapienza”, kur erdhi koha të zgjidhja temën e diplomës.

Profesori im, arbëreshi Zef Skiroi kishte gjetur në arkivat e Vatikanit një kronikë greke të fund shekullit të XIV, që bënte fjalë për shqiptarët në Epir dhe i bazonte leksionet e tij në komentimin dhe analizën e kësaj kronike.

Dhe mua aty mu hap një botë e panjohur e kësaj zone, ku protagonist të kësaj treve ishin shqiptarët. Një histori e artikuluar e shoqërisë shqiptare të asaj kohe që nuk e njihnim. Kur erdhi koha për të zgjedhur temën e diplomës unë erdha në Tiranë dhe takova profesor Aleks Budën në një ditë korriku dhe kur i shpreha mendimin tim për të zgjedhur këtë temë, sepse doja një temë nga historia mesjetare e Shqipërisë, ai u tregua shumë entuziast.

Më mori në makinë dhe shkuam në Durrës duke takuar shumë mësues të nderuar për të biseduar për temën që do të zgjidhja. Dhe zgjodhëm temën që unë kisha në mendje për formacionet shqiptare në jug të Shqipërisë, dhe ky ishte hapi parë kur unë u lidha me historinë e trevave ekstreme të jugut.

Këto materiale i përpunova në një nivel për të lartë tek “Dilemat e Arbërit”, por mbetej një boshëllëk i madh dhe pse isha munduar të shfrytëzoj një literaturë shumë të pasur në arkivat e Vatikanit në Romë. Vatikani kishte më shumë një arkiv të bazuar në besim, ndaj lindi nevoja për të shkuar në arkivat e Venedikut.

Pse në Venedik, sepse Venediku ka qenë një shtet laik dhe kishte një qeverisje modern, kishte zhvillim dhe të gjitha këto prodhonin dokumentacion, ndaj arkivat ishin më të vlefshme për ne. Koha që unë zgjodha të studioja ishte nga shek. XV në shek. XVII dhe gjeta një fond shumë interesant dhe bëra 3 ekspozita 2-mujore.

Punova shumë në ato kohë dhe këto punime i paguaja nga xhepi dhe punoja shumë fort me orë të tëra. Në Venedik gjeta këtë fond që përbëhej nga 35 dosje, dosja me nga 600-700 faqe dhe kishin informacion të jashtëzakonshëm. Kishte informacione nga Korfuzi që kishte detyrë të interesohej çfarë ndodhte në bregun përballë, sepse përballë ishin turqit.

Historia e shqiptarëve me Evropën nuk kishte pushuar me pushtimin e Osman të Shqipërisë, historia vazhdonte ende me perëndimin, lidhje tregtare, kulturore dhe turistike. Dokumentacioni që unë gjeta tregon raste shumë interesante edhe rreth vizitave turistike”, shprehet ai.

Akademiku Pëllumb Xhufi tregoi se për këtë artikull u ngacmua nga një material i një historiani grek dhe thekson se historia e Shqipërisë duhet kërkuar nga shqiptarët dhe jo të huajt.

“Unë u ngacmova për këto 35 dosje nga një artikull i vjetër i një historiani grek Kostandin Mercios i cili kishte punuar në arkivat e Venedikut dhe në një revistë greke kishte botuar një artikull për një kryengritje të bërë nga një Peshkop që quhej Dionis, një kryengritje anti-Osmane, ku një zonë e madhe u ngrit në këmbë dhe pushtuan Janinën, duke ja marrë Osmanëve.

Ky historian e quan si një arritje greke dhe Dionisin e quan grek. Mirëpo në këtë artikull mua më bënte përshtypje fakti që ai nuk e citonte qartë fondin e dokumentave dhe unë në këto dokumenta gjeta disa terma si Epiriot, por unë e dija nga përvoja që termi Epiriot në dokumentat mesjetare ishte një term që i përkiste antikitetit dhe u zhduk dhe u ringjall në kohët modern.

Kështu unë kërkova si do të ishte ky term në atë kohë dhe unë e gjeta këtë dokument dhe aty zbulova se ato që ky historian i quante epirotët në origjinal në dokument ishin shqiptarë, 3000 kryengritës shqiptarë, dhe ky ishte një falsifikim i hapur, sepse unë dola në përfundimin se kjo ngjarje i përket historisë shqiptare dhe jo greke dhe unë mora një mësim në atë kohë që edhe emra të mëdhenj të historisë manipulojnë dokumentat.

Ne duhet të shkojmë gjithmonë tek dokumenti, ta shikojmë vet dhe jo të bazohemi tek dikush që e ka thënë”, shprehet Xhufi.

Next Post
Shtimi i infektimeve, ish-ministri i Shëndetësisë: Është lëshuar pak dora tek testime…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Koja: Pasojat e Covid-19 do i ndjejmë ndër dekada!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

Nuk mbanin maska! Policia gjobit 619 qytetarë, 9 të tjerë përfundojnë nëpër komisariate

Vijojnë ndëshkimet për maskat dhe orën policore, 462 të gjobitur në 24 orët e fundit

January 22, 2021
Spartak Braho pëson parainfarkt, shtrohet me urgjencë në spital

Skrapari shpall “Qytetar Nderi” Spartak Brahon: Veprimtar i devotshëm në mbrojtje të LANÇ

January 22, 2021
Paketa më e re turistike: Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën

Paketa më e re turistike: Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën

January 22, 2021
Vera në Shqipëri ka surpriza, nesër nisin reshjet dhe shtrëngatat

IGJEUM, tjetër paralajmërim: Sot dhe nesër reshje intensive në këto qarqe

January 22, 2021
‘Tronditet’ LSI e Beratit, 140 anëtarët e një dege kalojnë me PS: Kemi besim vetëm te Nasip Naço

‘Tronditet’ LSI e Beratit, 140 anëtarët e një dege kalojnë me PS: Kemi besim vetëm te Nasip Naço

January 22, 2021
Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: Lajm i mirë, t’i kthejmë sytë te bujqësia

Përgjysmimi i çmimit të naftës për fermerët, Veliaj: Lajm i mirë, t’i kthejmë sytë te bujqësia

January 22, 2021
Drejtoresha e Tatimeve reagon pas akuzave të ish-deputetes së LSI: Hapa ligjore për mbrojtjen e emrit dhe të institucionit

Drejtoresha e Tatimeve reagon pas akuzave të ish-deputetes së LSI: Hapa ligjore për mbrojtjen e emrit dhe të institucionit

January 22, 2021
Fotot që po “shokojnë” rrjetin / The Simpsons parashikuan veshjen e Kamala Harris

Fotot që po “shokojnë” rrjetin / The Simpsons parashikuan veshjen e Kamala Harris

January 22, 2021
“Dhashë urdhër nga Italia”/ Hoxha i përgjigjet Bollinos: Kasetën e 21 janarit s’ta dorëzova, se do kishe bërë pazar me Berishën

“Dhashë urdhër nga Italia”/ Hoxha i përgjigjet Bollinos: Kasetën e 21 janarit s’ta dorëzova, se do kishe bërë pazar me Berishën

January 22, 2021
Për ca bukë me gjalpë (dhe për ca komentatorë buzëhollë)

“Ju kam dh*** reformën”, Pëllumb Kulla ‘shpërthen’ për 21 janarin: Premtoni alpet, kur nuk ngjisni dot një pirg dheu!

January 22, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • Whatsapp: +355 69 57 123 23
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In