• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Xhufi akuzon Artan Fugën: Nuk e do reformimin e arsimit sepse jep 30 doktoratura në vit

by Java News
17/05/2016 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos në TemA TV ishte i ftuar profesori dhe historiani, Pëllumb Xhufi. Gjatë bashkëbisedimit, Nano dhe Xhufi u ndalën tek Akademia e Shkencave si dhe tek Reforma në Arsim, ku Xhufi shfaqi zhgënjimet e tij, pasi siç tha edhe vet: U nis ndryshe dhe u bitis ndryshe.

Teksa qëndruan tek reforma, Nano ndërhyri për përlasjen mes tij dhe profesorit të Shkencave të Komunikimit, Artan Fuga. Profesor Xhufi iu përgjigj publikisht Fugës ku edhe i shpjegon faktin se ai vetë nuk ka qenë anëtar partie, ndërsa Fuga po.

“Unë kam pasur babain komunist, nënën komuniste. Por mua nuk më kanë lejuar të më thoshin që jemi ne. Edhe unë nuk u bëra anëtar partie, ndërsa Fuga po”, tha Xhufi në studion e Zululand. Gjithashtu historian shtoi se Fuga ende nuk e pranon që universiteti është bërë një qendër mediokriteti. Madje më tej, si një kundërpërgjigje ndaj Fugës, Xhufi shtoi – “Ai e kundërshtoi që në fillim idenë e reformës, ishte i kënaqur me gjendjen e këtij universiteti, ai drejton 30 doktoratura menjëherë, ndërsa unë vetëm 1 në vit. Llogaritni dhe paratë që merr për çdo doktoraturë. Korrupsioni ka pushtuar universitetin dhe janë kapur me presh në dorë por i kanë gjëra të vogla.”

Sipas Xhufit reforma në Arsim nuk e zgjidh problemin për të hequr nga sisitemi arsimor njerëzit që kanë 25 vite që e drejtojnë.

Por kush është arsyeja që politika kërkon të kapë sisitemin arsimor dhe gjithmonë fut hundët në punën e saj? Xhufi tha se politikës gjithmonë i ka interesuar duke marrë një shembull konkret që tregon kapjen e sisitemit të drejtësisë.

“Është një zgjedhje e zgjuar. Berisha vite më parë ka kapur Fakultetin e Juridikut. Kam të dhëna nga Partia Demokratike që Berisha ka punuar shumë fort për ta kapur këtë fakultet, sepse aty dalin juristët, avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët. Kështu ka ndodhur me të gjithë Universitetet”, tha Xhufi.

Historiani tregoi edhe për librin e historisë që aso kohe u bë nga Beqir Meta. Ai tha se ishte një dramë për historinë. “Ishte një shtrembërim total i historisë. Historianët duhet të bënin vetvrasje”, tha më tej Xhufi.

Biseda u ndal edhe tek historia e Shqipërisë. Rruga Egnantia që ne e kemi cilësuar në histori si rrugën më të rëndësishme ekonomike, ka edhe anët e saj të errta të cilat nuk e kanë lënë Shqipërinë të zhvillohej. a.k

Next Post

Horoskopi 18 Maj 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In