• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Pipero: Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese

by Java News
07/04/2020 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Doktori Pëllumb Pipero deklaron se kjo javë do të shënojë shifra pak a shumë të njëjta, një shesh pushim sa I takon kurbës së të infektuarve për ta çuar më pas gradualisht drejt rënies.

Në një intervistë me skype për Ora News, me gazetarin në studio Leftion Peristeri, Pipero beson se pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë, por kjo jo për të të moshuarit dhe për të sëmurët kronikë. Ata vijojën të jenë më të rrezikuarit qoftë me 2 raste qoftë me 100 raste të infekuarish me COVID-19. “Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë” nënvizon ai.

“Situata në spitalin COVID-1, spitali infektiv është dinamike. Kemi pacientë që bëhen gati të dalin nga spitali. Dita ditës po shtohet numri i të shëruave dhe ky është një lajm i mirë kemi dhe pacientë, raste të mesmë, të rëndë dhe raste kritike, 2-3 në terapi intensive”, tha Pipero.

Duket sikur edhe numri i shërimeve por dhe i viktimave është i lartë?

Duket sikur ka kontradikta në shifra por unë nuk e lidh problemin me përqasjen që ka bërë vendi ynë në raport me testimet. Kam qenë pro kësaj qasjeje, testime prë konfirmim dhe diagnozë dhe jo testim për depistim, dhe po të keni vënë re % e rasteve pozitive është relativisht e lartë pasi epidemiologët gjurmojnë fort rastet e kontaktit të afërt. Fakti që kemi disa familje me numra të shtuar rastesh të konfirmuar e dëshmon më së miri këtë, dhe kur vjen puna për të bërë përqindjet qoftë të sëmundshmërisë a vdekshmërisë duket përqindje e lartë. Është herët për të diskutuar për % e vdekshmërisë, duhet të presim të kalojë vala e epidemisë për tiu referuar shifrave.

Ajo që di tju them se është se në raport me projeksionin e pritshmërinë jemi shumë mirë, edhe pse çdo jetë e humbur është e dhimbshme dhe jo e lehtë për këdo.

Si e komentoni gjëndjen në Shkodër, pati një shpërthim të menjëhershëm?

Situata në Shkodër është më ndryshe. Nga informacionet që kam shumë lokale janë të hapura dhe pse duket sikur janë me qepena të mbyllur, ka njerëz brenda. Qytetarët nuk respektojnë si duhet qoftë vendimet e qeverisë dhe këshillat e mjekëve, fakti që rastet e shtuara janë në rrethe të ngushta familjare është relativisht qetësuese sepse po të kishte shumë vatra do të ishte shumë më e rëndë situata. Në radhë të parë e kemi të përqëndruar vatrat dhe është punë e lavdërueshme e epidemiologëve të Shkodrës që I kanë gjurmuar siç duhet.

Në Dibër dhe Korçë nuk raportohen më raste të reja?

Në rast se gjurmojmë rastet në kontaktet të afërt izolojmë shumë shpejt edhe këto vatra të vogla.

A është kjo koha e duhur për të dhënë pak më tepër liri qytetarëve ?

Besoj fort se qeveria I ka marrë masat në kohën e duhur. Kjo javë do të jetë në shifra pak a shumë të njëjta ndoshta pak më poshtë sesa java e kaluar, dhe unë do e çuaj një vijë horizontale, apo shesh pushimi dhe gradualisht do nisin të biejnë, të paktën kjo duke iu referuar kurbave në Itali e Spanjë e Kinë. Por ne jemi më mirë se Italia e Spanja sepse kurba ka qenë e butë pasi qeveria mori masat shumë më parë. Zbutja e rënia e kurbës do të jetë graduale, pra do të zgjasë pak më shumë në kohë por do kemi më shumë mundësi për ta përballuar, sikundër e kemi përballuar. Unë do të thoja që pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë. E gjykoj racionalitet dhe propocionalitet me ecurinë e epidemisë së vendit tonë.

Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit.

Duhet të jemi të përgatitur për një kohë të gjatë me masa shtrënguese më të lehta por më të shtrënguara, sidomos pensionistët dhe të sëmurët kronikë. Pra pavarësisht se masat mund të lehtësohen nuk duhet të jenë të lehtësuara dhe nuk mund të lehtësohen për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë pasi ato vazhdojnë të jenë të rrezikuar një lloj si kur kemi 2 raste apo 200 raste. Për ta periudha qëndrimit të detyruar në shtëpi do të jetë më e gjatë. Në përputhje me to do të kemi dhe rigjallërim të aktivitetit ekonomik, por I mbetet qeverisë të marrë masat e duhura në përputhje me rekomandimet e specialistëve.

Next Post
“Aeroporti i Vlorës do ndërtohet me çdo kusht, me ose pa turqit”

Pandemia e koronavirusit, Qeveria pezullon tenderin ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In