Manuel Pellegrini ka thënë se ekipi i tij duhet të fitojë gjashtë pikë në dy ndeshjet e Krishtlindjeve, derisa ka thënë se është i qetë për mundësitë e Manchester Cityt që ta fitojë Premier Ligën. Humbja 2 me 1 nga Arsenali ka lënë katër pikë prapa ekipit të Arsene Wengerit ndërsa është gjashtë pikë larg liderit Leicester City.
“Qytetarët” të martën udhëtojnë në Leicester, por së pari duhet ta mposhtin Sunderlandin në Etihad Stadium. “Për momentin jemi në pozitën e tretë, katër pikë prapa Arsenalit dhe gjashtë larg Leicesterit”, ka thënë Pellegrini. “Duhet të luajmë mirë ndaj Leicesterit sepse këto janë ndeshje të rëndësishme për t’i fituar që të përfundojmë të parët”.
“Humbëm ndeshjen e rëndësishme kundër Arsenalit, por nuk ishte vendimtare. Titulli nuk vendoset në dhjetor”.