Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.
Peleshi informoi se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe forcimi i raporteve dypalëshe ishin në qendër të bisedës me ministren Joly.
“Mirënjohje për gjithë mbështjetjen që Kanadaja i ka dhënë dhe jep vendit tonë, sidomos në sektorë si siguria dhe mbrojtja por mbi të gjitha për mbështetjen e jashtëzakonshme që kontigjenti kanadez që kryeson misionin e NATO-s (Enhanced Forward Presence), i jep togës EOD shqiptare”, tha Peleshi.