• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Peleshi takim me peshkatarët në Shkodër: Do heqim TVSH-në për rrjetat dhe për 52 artikuj peshkimi

by Java News
20/11/2017 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, së bashku me dy zëvendësministrat, Roland Kristo dhe Ilir Halilaj, kanë zhvilluar një takim me peshkatarë të liqenit të Shirokës, të Qarkut Shkodër. Ne kete takim ai ka nënvizuar mbështetjen që do t’i japë Qeveria këtij sektori, duke përmendur skemën e mbështetjes financiare, investimet, programet e ndryshme, bashkëpunimet me Bashkimin Evropian, Programin IPARD etj.

Peleshi ka përmendur ndër të tjera dhe lehtësirat, që i  janë krijuar këtij sektori, siç është heqja e TVSH-së për rrjetat dhe për 52 artikuj të mjeteve të bordit të peshkimit.

Këto masa do të kenë një efekt më të madh tek peshkatarët e detit, por padyshim, do të ndihmojnë shumë edhe peshkatarët, që ushtrojnë aktivitetin në liqenin e Shirokës.

“Është takimi i dytë që bëj me peshkatarët. Kam takuar që ditët e para të punës, peshkatarët e Durrësit. Aty bëmë një operacion, që u duk si gjë e madhe.

Në fakt ishte një detyrim i shtetit, për të çliruar një investim disa milionësh, që është porti i peshkimit i Durrësit, që deri në ato momente ishte i pushtuar nga jahtet e të pasurve.

Në fakt, ai është një investim, që është bërë për peshkatarët. Tani i është kthyer peshkatarëve. Ka nevojë për disa investime të tjera, do t’i mundësojmë edhe ne, edhe sipërmarrja me fondet e veta.

Ne jemi sot në një ekonomi tregu, secili zhvillon ekonominë e vetë, lufton me rregullat e ekonomisë së tregut, për të mbijetuar, për t’u rritur, për t’u zhvilluar. Detyra e shtetit është që të bëjë, atë që ka në dorë dhe që ka për detyrim, pra të vendosë rregullat e lojës. Dua ta them, që peshkatarët janë një hap përpara fermerëve, apo blegtorëve.”, ka thënë Ministri.

Duke përgëzuar këta peshkatarë, të cilët kanë arritur të organizohen, duke bashkërenduar punët e tyre, Ministri u ka kërkuar që të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë lloji abuzimi.

“Shumë mirë që ju jeni të organizuar. Forca juaj është shumë e madhe. Do t’ju lutesha, që të mos hezitonit, të më sinjalizoni për çdo veprim apo mosveprim të inspektorëve tanë të peshkimit. Edhe kur veprojnë keq në shkelje të ligjit, edhe kur nuk veprojmë, kur mbyllin sytë.

M’u prezantua shqetësimi i parë, që ka lidhje me formalizimin dhe futjen në një sistem kontrolli të peshkimit këtu. Peshku, peshkohet në liqen, pastaj nga peshkimi deri tek tregtimi, hallkat nuk funksionojnë siç duhet. Nuk ka një kontroll, qoftë të sigurisë ushqimore, por qoftë edhe i vërtetimit të origjinës, që duhet të jetë kusht, për çdo njësi tregtare të peshkut.”, u shpreh ministri.

Takimi u organizua në formën e një bashkëbisedimi, ku Ministri dhe peshkatarët ndanë eksperiencat, problemet, shqetësimet dhe gjetjen e zgjidhjeve të duhura.

ma.me

 

Next Post
“Më kalonin dorë më dorë derisa…” Skllavja e seksit rrëfen barbaritë e ISIS

"Më kalonin dorë më dorë derisa..." Skllavja e seksit rrëfen barbaritë e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In