Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndau në sot në rrjetet sociale foto nga takimi me Ndihmëssekretaren për Politikën e Mbrojtjes dhe të Jashtme, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jessica Lewis. Takimi u zhvillua në Uashington, gjatë samitit të vendeve të NATO-s.
Peleshi në postimin e tij, thekson se Shqipëria mbetet e angazhuar për të përmbushur detyrimet ndaj partnerit strategjik, SHBA.
“Me Ndihmëssekretaren për Politikën e Mbrojtjes dhe të Jashtme, në Departamentin Amerikan të Shtetit Jessica Lewis gjatë Samitit të vendeve të NATO-s, në Uashington. Shqipëria mbetet maksimalisht e angazhuar të përmbushë detyrimet e përbashkëta me aleatin tonë strategjik SHBA”, shkruan Peleshi.