Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bëri me dije se nga sot rriten me 7% pagat për ushtarakët.
“Me propozim të Kryeministrit, sot Këshilli i Ministrave ka miratuar rritjen e pagës prej 7% duke filluar nga sot, pra vendim që hyn në fuqi menjëherë nga data 1 Mars. për gjithë ushtarakët, nga ushtari bazë, deri në gradat më të larta. Rritja e pagave nuk është më një fenomen spontan, por është duke u bërë i përvitshëm. Çdo vit do të kemi rritje pagash derisa ushtarakët tanë të trajtohen me pagë dinjitoze. Ne duam të arrijmë mesataren e vendeve të hapësirës ku bëjmë pjesë dhe jemi në aleancë, NATO”, tha Peleshi.
Peleshi tha se që nga nesër do të vendoset një pikë e lëvizshme e rekrutimit. Sipas tij kjo është pjesë e reformës e procesit të rekrutimit. Ministri tha se ka shumë arsye për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura, ndër to, trajtimi i mirë me pagë.
/a.r