• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi pret homologun letonez: Të gjitha vendet e NATO-s të marrin përgjegjësitë për ngjarjet në Afganistan

by Java News
07/09/2021 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria mbetet një aleate e denjë e NATO-S dhe partnerëve strategjikë. Ky vullnet është theksuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë bisedës me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Letonisë, z. Artis Pabriks, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vuri në dukje faktin se Shqipëria i’u përgjigj menjëherë thirrjes së NATO-s, dhe kontribuoi me trupa në kuadër të Prezencës së Përparuar të Përforcuar (eFP) të NATO-s, në kufirin e saj lindor, që prej vitit 2017. Ndërsa Kontingjenti shqiptar EOD mbetet i angazhuar krah për krah me forcat e Aleancës, si pjesë e Grup-batalionit shumëkombësh, të drejtuar nga Kanadaja. Ministri Peleshi përmendi incidentin tragjik që ndodhi në “Kamp Adazi”, ku humbën jetën dy ushtarakët tanë, Major Klodian Tanushi dhe Nëntetare Zarife Hasanaj, ngjarje e cila forcoi edhe më shumë lidhjen midis dy vendeve.

Gjatë bisedës me homologun letonez, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli edhe për ngjarjet në Afganistan, ku Shqipëria vendosi të dalë në krah të SHBA

‘‘Vendi ynë mbështeti vendimin e NATO-s për të tërhequr trupat nga Afganistani. Sidoqoftë, duke pasur parasysh zhvillimin e fundit, ne nuk mund të bënim më shumë sesa të riafirmonim angazhimin tonë. Shqipëria është e gatshme dhe nuk ka asnjë hezitim për të përballuar pjesën e saj të barrës. Një peshë që, për mendimin tonë, duhet të mbahet gjithashtu nga vendet e tjera të Aleancës. Deri më këto ditë kanë gjetur strehim në vendin tonë mbi 600 qytetarë afganë dhe kemi shprehur qartë vullnet të plotë dhe gatishmërinë për të pritur edhe të tjerë në nevojë’’.

Më tej, Ministri Peleshi u shpreh se thellimi i bashkëpunimit është çelësi për kapërcimin e vështirësive dhe përballjeve me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Peleshi bëri me dije se u ra dakord për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arsimimin ushtarak dhe forcimin e marrëdhënieve midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Kolegjit Baltik të Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë vlerëson dislokimin e forcave të armatosura letoneze në Misionin e KFOR-it, në Kosovë, si një kontribut të madh për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Sipas ministrit Peleshi, mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, inkurajon zhvillimin e rajonit dhe frenon zgjerimin e influencës të vendeve të tjera që sfidojnë demokracinë në vendet e Ballkanit Perëndimor./m.j

Next Post
Holanda i dhuron dy zjarrfikëse të reja Tiranës, Veliaj: Një histori suksesi në luftën ndaj flakëve!

Holanda i dhuron dy zjarrfikëse të reja Tiranës, Veliaj: Një histori suksesi në luftën ndaj flakëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In