• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi-opozitës: PS dhe unë distancohemi nga fjalori juaj, quajtët turp popullin shqiptar! 

by B K
03/07/2025 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Teksa seanca plenare parlamentare u shoqërua me debate të forta dhe deri ironi dhe mungesë etike në disa raste, kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, mori fjalën për procedurë.

Ai u shpreh se e ndjente të nevojshme që duke parë se opozita nuk pushonte fyerjet edhe në seancën e fundit të legjislaturës 4-vjeçare, ku kishin kaluar mbi 500 ligje dhe madje 18 vendime të cilësuara bashkë me votën e tyre, kolegët përsëri nuk kurseheshin nga fjalori.

“Te performanca dhe kalimi i kufijve të etikës parlamentare, me sharje, baltë, akuza e fjalor të papërshtatshëm, duam apo nuk duam ne të mazhorancës, në fund përgjegjësinë e mbajmë edhe ne mbi supe”, tha ai.

Dhe në fund ai kujtoi se pas katër vitesh në atë sallë, përsëri deputetët opozitarë nuk arrinin të thonin një fjalë pozitive.

“Kur në ditën e fundit të një legjislature, kur edhe nëse zemra nuk ta thotë, zemra bëhet gur dhe thua disa fjalë të mira për njëri-tjetrin, për punën e përbashkët që kemi bërë, për më shumë se 520 ligje të miratuara së bashku, për afro 200 marrëveshje ndërkombëtare ku edhe opozita ka dhënë votën e saj, për 18 ligje me shumicë të cilësuar ku gjithashtu opozita ka kontribuar, në vend të këtyre fjalëve, dëgjohen fjalë që nuk meritojnë të thuhen në këtë sallë. Fjalë si ‘çingije’, ‘sulltanë’, shpallen ‘të gjithë ‘të vënë në rresht’ që u adresohen të gjithë deputetëve këtu. Dhe të thuash se jemi të gjithë në rresht, do të thotë të depersonalizosh deputetin 100%. Por deputetët janë zgjedhur me votën e këtij populli, me afro një milion vota”, tha Peleshi.

Ai vuri në dukje fyerjen që PD i bënte popullit shqiptar për votën e qartë që dha, duke e quajtur turp.

“Dhe nëse ti i quan të gjithë të vënë në rresht, përfaqësuesit e popullit shqiptar, atëherë praktikisht ke shpalur gjithë popullin shqiptar si në rresht. Dhe kjo është fyerje e rëndë. E thatë vetë pak më parë: “T’ju vijë turp që keni zgjedhur këta përfaqësues”. Pra, shpallët me turp gjithë popullin shqiptar. Për këtë arsye, ndjeva të nevojshme të marr fjalën për procedurë, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për t’u distancuar me forcë nga kjo kulturë, sepse kjo nuk është kultura jonë, dhe ne nuk i përkasim saj”, përfundoi deputeti.

Next Post
Pentagoni: Programi bërthamor iranian, 2 vjet pas nga sulmet

Pentagoni: Programi bërthamor iranian, 2 vjet pas nga sulmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In