Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ka thënë sot për TV Klan se kongresi i marsit nuk do të sjellë një garë mes kandidatëve, por vetëm një konfirmim të kreut aktual socialist.
Peleshi që njihet si njeri i afërt me Ramën, thotë se kongresi sipas statutit do të shprehet vetëm për të rikonfirmuar mandatin e kryetarit aktual, si dhe reformave të ndërmarra nga qeveria.
Partia Socialiste prej dy muajsh është në fazën e ristrukturimit të forumeve, ndërsa delegatët që do të dalin nga zgjedhjet në organizata, do të votojnë në Kongres. Kohë më parë edhe kreu i PS Tiranë, Saimir Tahiri, tha se në rastet kur kryetari i partisë është në pushtet votimi nuk ka arsye pse të bëhet një anëtar, një votë.