• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi: Në janar shpallim skemën e mbështetjes financiare për bujqësinë

by Java News
01/11/2017 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës së tij në Maminas, Qarku Durrës, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Niko Peleshi ka takuar përfaqësues të kompanisë private”Mia” dhe nxënës të shkollës së mesme “Kajo Karafili”.

 Ministri është ndalur të bashkëbisedojë me këta të rinj, për një arsye të thjeshtë. Sot kemi shumë të rinj, të cilët i kanë drejtuar mundësitë e tyre nga sektori bujqësor dhe blegtoral, me idenë e modernizimit dhe futjes së një fryme të re, atë të kohës.

“Kam ardhur në fakt edhe për të vizituar një ekonomi bujqësore, shumë interesante, që vepron në fushën e bujqësisë organike. Sapo ka filluar, janë fillesat e këtij lloji nënsektori të themi, por që premton shumë, mund të themi dhe për më tepër, ka potencial të madh, për t’u rritur, brenda vendit, por edhe për të eksportuar në të ardhmen. Por, mbi të gjitha kam ardhur këtu, për të promovuar një model jo të zakonshëm për shoqërinë shqiptare.” – ka thënë Peleshi.

Ministri ka ripërsëritur ftesën drejtuar të rinjve, të shikojnë dhe të përfshihen në sektorin bujqësor, si sektor prioritar për Qeverinë Shqiptare.

“Dua t’i them të gjithë të rinjve, apo atyre që kanë aftësi sipërmarrje, t’i kthejnë sytë tek bujqësia. Të zbulojnë një mozaik të madh mundësish, që ky sektor ka, bujqësia, por edhe blegtoria, të marrin mbështetjen dhe konsulencën e programeve të shumta, që Ministria është duke filluar, sidomos në bashkëpunim edhe me donatorët shumë të vyer, që kemi përkrahë.”

“Duam që edukatën edhe ndërgjegjësimin për potencialin që ka bujqësia, ta kultivojmë që në bankat e shkollës.”

Ka nënvizuar Ministri Peleshi gjatë fjalës së tij.

Ndër të tjera, Peleshi ka theksuar mbështetjen dhe subvencionimin e këtyre sipërmarrjeve  me grante financiare nga skema kombëtare e mbështetjes financiare për bujqësinë.

“… Vitin që vjen, herët në janar, të vitit të ardhshëm, ne do të shpallim skemën e mbështetjes financiare për bujqësinë. Këtë vit është më e madhja, që ka patur ndonjëherë Shqipëria, 25 milion euro vetem nga buxheti i shtetit, skema e mbështetjes së bujqësisë. Plus pastaj dhe 93 milion euro, që pritet me shumë gjasa, të fillojë vitin që vjen nga programi IPARD i Bashkimit Evropian. Kemi mundësi të shumta, që jo vetëm të promovojmë, të mbështesim dhe të nxisim.”

“.. ne jemi të gatshëm, që Anisën dhe gjithë të tjerët t’i ftojmë, t’i mbështesim me mundësitë jo të pakta, që do të kemi tani dhe në vijim, në mënyrë, që të rinjtë të ndërtojnë modelin e bujqësisë e së nesërmes.”

Në vitin që vjen, herët në janar, të vitit të ardhshëm, ne do të shpallin skemën e mbështetjes financiare për bujqësinë. Këtë vit është më e madhja, që ka patur ndonjëherë Shqipëria, 25 milion euro vetem nga buxheti i shtetit, skema e mbështetjes së bujqësisë. Plus pastaj dhe 93 milion euro, që pritet me shumë gjasa, të fillojë vitin që vjen nga programi IPARD i Bashkimit Evropian. Kemi mundësi të shumta, që jo vetëm të promovojmë, të mbështesim dhe të nxisim. – Ka përfunduar fjalën e tij Ministri Peleshi.

ma.me

Next Post
Po vjen i ftohti, ja këshillat si të shmangni gripin

Po vjen i ftohti, ja këshillat si të shmangni gripin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In