• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në Bruksel: FA angazhohen për sigurinë e kampit ku janë strehuar refugjatët-afganë në Kosovë

by Java News
22/10/2021 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak ishin temat kryesore të ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Bruksel, ku po merr pjesë edhe ministri Niko Peleshi.

Ministrat diskutuan mbi forcimin dhe modernizimin e Strukturës së Forcave të NATO-s, me qëllim përgatitjen e vendimeve që udhëheqësit e NATO-s që do të marrin në Samitin e Madridit më 29-30 qershor 2022.

Ministri Peleshi nënvizoi rëndësinë e kontrollit politik mbi gjithë Procesin e Implementimit të Parandalimit ndaj rreziqeve dhe Mbrojtjes së zonës euroatlantike dhe në veçanti, rritjen e ndërgjegjësimit të Aleancës për sa i përket Drejtimit Strategjik të Jugut, me fokus në Ballkanin Perëndimor.

Më tej, zoti Peleshi ripërsëriti vendosmërinë e vendit tonë për zbatimin e zotimeve të marra në Samitin e Uellsit në vitin 2014, që konsistojnë në arritjen e nivelit 2% të buxhetit të mbrojtjes dhe 20% të këtij buxheti në investime, deri në vitin 2024.

Sa i përket Afganistanit, ministrat diskutuan se si mund të shfrytëzohen arritjet e Aleancës në këtë vend, si dhe hapat që duhet të ndiqen që vendi të mos bëhet përsëri një strehë e sigurt për grupet terroriste.

Në fjalën e tij, z. Peleshi vlerësoi kontributin e vendit tonë në këtë misionin e NATO-s në Afganistan duke theksuar se edhe pse vend i vogël, Shqipëria ka dhënë kontribute të mëdha atje, çka është vlerësuar në vazhdimësi nga udhëheqja politiko-ushtarake e Aleancës.

Ministri Peleshi përmendi edhe kontributin aktual që Shqipëria po jep për të ndihmuar refugjatët afganë. “Aktualisht vendi ynë ka pranuar rreth 2000 qytetarë afganë dhe zotimi i qeverisë shqiptare është të mirëpresë rreth 4000 të tillë. Për më tepër, vetëm pak javë më parë, Forcat tona të Armatosura, dislokuan një kompani të Policisë Ushtarake, të cilët do të japin kontributin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë e kampit “Bechtel” në afërsi të Ferizajt, ku janë akomoduar refugjatët afganë të strehuar në Kosovë.” – u shpreh ai.

Në përfundim të ditës së parë të këtij takimi, ministrat firmosën “Letrën e Qëllimit”, nëpërmjet së cilës vendet anëtare zotohen të bashkëpunojnë mbi zhvillimin e menaxhimin e zbulimit të agjentëve kimikë, biologjikë e radiologjikë, si dhe identifikimin e kapaciteteve, por njëkohësisht edhe për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Next Post
“Kina është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të demonstruar frymën e re olimpike”

"Kina është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të demonstruar frymën e re olimpike"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej protestave mund të rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme

July 1, 2026
Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

Grabitën një banesë në Belgjikë, gjykata dënon dy shqiptarët me 18 muaj burg

July 1, 2026
Sherr mes dy personave në Kombinat, njëri qëllon me armë

Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja kush janë drejtuesit e rinj

July 1, 2026
Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

Si ta dalloni gjarprin helmues? Eksperti tregon shenjat dhe këshillat që mund t’ju shpëtojnë jetën

July 1, 2026
Marrëveshja e pensioneve Itali-Shqipëri nis zbatimin në qershor, procedurat që duhen ndjekur

Shpërblimi i pensionistëve/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

July 1, 2026
Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

Krimet zgjedhore/ SPAK ndryshon strategji: Të ashpërsohen dënimet, hetimet deri te përfituesit realë

July 1, 2026
Deputeti i AAK thirrje Vetëvendosjes: Mos u përfshini në protestat në Tiranë! Dëm historik për Shqipërinë dhe Kosovën

Deputeti i AAK thirrje Vetëvendosjes: Mos u përfshini në protestat në Tiranë! Dëm historik për Shqipërinë dhe Kosovën

July 1, 2026
GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin! Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

July 1, 2026

Dy vjet pa Ismail Kadarenë, dy vjet harresë!

July 1, 2026
Sulme të koordinuara terroriste ndaj zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, brenda 20 minutash u vihet zjarri 3 shtëpive (VIDEO)

Sulme të koordinuara terroriste ndaj zyrtarëve të partisë në pushtet në Greqi, brenda 20 minutash u vihet zjarri 3 shtëpive (VIDEO)

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In