• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pelegrinë serbë në Gjakovë

by
29/08/2015 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Festa e Zonjës së Bekuar” ka sjellë të premten në Gjakovë një grup prej 260 pelegrinëve serbë. Ata, u nisën për të hyrë në Kishë qysh në orën 09:30 të mëngjesit dhe i vazhduan ritualet pa u penguar nga askush. Kjo, pasi që ata ruheshin nën masa të rrepta sigurie.

Sigurinë nuk ua prishën as një grup i protestuesve kryesisht aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kundërshtuan prezencën e serbëve në Gjakovë.

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Shala ka deklaruar se derisa të dënohen kriminelët, asnjë serb nuk është i mirëseardhur në Gjakovë.

 “Gjithmonë reagimet tona vijnë si pasojë e mos gjykimit të kriminelëve të cilët kanë bërë krime në Komunën e Gjakovë dhe pa u njoftuar asnjëherë pa u njoftuar se kush vjen, sepse ne dyshojmë që kriminelet e krimit të kthehen në vendin ku kanë bërë krimin dhe kjo për neve është e padrejtë. Protesta jonë është simbolike, ne kërkojmë që të ketë drejtësi dhe asgjë tjetër, në momentin që kriminelet do të gjykohen dhe do të dënohen për krimet e tyre, normal që ne nuk do të ishim kundër asnjë vizite por pa u dënuar krimi që është bërë në komunën tonë, ne nuk do t’i pranojmë asnjëherë, nuk janë të mirëseardhur”, ka thënë Shala.

Pas daljes nga kisha të pelegrinëve këta aktivistë nisën të hedhin ngjyrë të kuqe në drejtim të tyre, përderisa pati edhe konfrontime me Policinë e Kosovës ku u arrestuan edhe dy protestues. Konfrontimi me protestuesit dhe arrestimi i dy prej tyre, nuk ka qenë diçka e madhe për komandantin e Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit dhe në mënyrë të qetë.

 “Ashtu siç është paraparë në Gjakovë kemi pas një vizitë nga një grup i të rinjve serb prej 168 persona, të cilët kanë ardhë në kohë të caktuar, kanë hyrë në kishën e tyre, kanë kryer ritet e tyre që kanë pasur dhe ne i kemi përcjell me masa të rrepta të sigurisë dhe gjithçka ka shkuar nën kontroll”, ka thënë ai. E, kjo nuk i pëlqeu fare lëvizjes Vetëvendosje e cila ka reaguar ndaj Policisë së Kosovës, duke thënë se kanë ndërhyrë brutalisht ndaj qytetarëve dhe aktivistëve në Gjakovë, të cilët spontanisht po protestonin kundër vizitës së Ministrit nga Lista “Srpska” për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq.

Ky i fundit nuk ka pranuar të flasë për zhvillimet politike në vend, veçse është fokusuar kryesisht tek festa dhe pelegrinazhi. Jevtiq u shpreh i bindur se një ditë serbët dhe shqiptarët në Gjakovë do të jetojnë bashkë në paqe.

Next Post

Nicole i nxjerr në shesh të gjitha: Kasami më mban mirë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Shqipëria përshëndet nismën amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

January 29, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, rrugët drejt zonave turistike, të hapura

January 29, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Mandati i Ballukut? Balla replikon me PD: Vendimi për të pritur GJK është i duhuri! Ankimojeni nëse…

January 29, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

January 29, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

CNN: Trump po shqyrton sulm në shkallë të gjerë në Iran

January 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 30 Janar 2026

January 29, 2026
Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

January 29, 2026
Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

Berisha: Dëshmova në Strasburg regjimin e Ramës, opozita do vazhdojë betejën deri në fitore

January 29, 2026
Le Monde “zbërthen” Edi Ramën! Kryeministri, nga piktura te atletet: Jam unë edhe kaq!

Le Monde “zbërthen” Edi Ramën! Kryeministri, nga piktura te atletet: Jam unë edhe kaq!

January 29, 2026
Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

Inteligjenca Artificiale e Google mund të ndryshojë kuptimin e ADN-së dhe të sëmundjeve

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In