• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pelegrinazhi /Ngjiten në 700 metra mbi nivelin e detit, aty ky lindi feja islame

by Java News
21/08/2018 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 700 metra mbi nivelin e detit, në Mekë ndodhet një shpellë ku mendohet se Profeti Muhamet kaloi i vetmuar pjesën më të madhe të meditimit të tij.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, disa prej pelegrinëve që marrin pjesë në udhëtimin e përvitshëm të haxhillëkut drejt qytetit të shenjtë në Arabinë Saudite, provojnë edhe ngjitjen drejt shpellës në majën e malit, ku besohet se filluan zbulesat e përshkruara në Kuran.

Në majën e malit al-Nour në Mekë gjenden një shpellë e vogël ku mendohet se lindi feja islame. Është e vështirë ngjitja në lartësinë rreth 700 metra mbi nivelin e detit, për të arritur tek vendi që myslimanët besojnë se vizitohej shpesh nga Profeti Muhamet.

“Është e papërshkrueshme. Është i paimagjinueshëm ndikimi i tij ndaj kësaj bote. Dhe nga këtu filloi gjithçka. Është shumë eksperiencë përulëse. As nuk na takon të qëndrojmë këtu”, thotë Nasser Mahmoud, nga Shtetet e Bashkuara.

Haxhillëku është pelegrinazhi i përvitshëm drejt qytetit të shenjtë të fesë islame, Mekës. Është një detyrim për myslimanët që duhet ta përmbushin të paktën një herë në jetë. Ngjitja për tek shpella e Heras nuk është pjesë zyrtare e këtij rituali, por besimtarët rrugëtojnë këtu pas në kohën kur islami pati fillimet e tij.

“Kjo ishte një ngjitje që profeti i shenjtë e bënte rregullisht. Është e mahnitshme që ai dhe e shoqja e tij Kadija, e bënin këtë rregullisht në moshën që kishin. Të motivon që t’ja arrish të ngjitesh në majë”, thotë Abdelmeguid Malek nga Shtetet e Bashkuara.

Shtegu mund të ngjitet për rreth 40 minuta dhe sipas traditës, shumica e njerëzve nuk janë të pajisur me veshje alpinizmi. Temperatura mesatare këtë javë në Mekë është rreth 42 gradë celcius. “Është ngjitje intensive dhe duhet të kesh parasysh temperaturat e larta. U nisëm herët sot në mëngjes që të shmangim të nxehtin e madh… Ka një shteg të krijuar, por duhet të kesh kujdes ku vë këmbën që të mos rrëshkasësh dhe biesh”, thotë zoti Malek.

Për më guximtarët dhe më të aftët fizikisht mbërritja në majë është mahnitëse.

“Është shumë bukur kur përjetojmë atë çfarë ka kaluar profeti ynë kur ka udhëtuar në këtë klimë. Po imagjinoja se kur nuk ka patur shkallë këtu, si ngjitej Profeti nga Meka deri këtu… Ndjehem shumë i prekur…”, thotë Muhammad Waheb, pelegrin nga Zelanda e Re.

Myslimanët besojnë se në këtë shpellë në majën e malit al-Nour, engjëlli Gabriel vizitoi Muhametin dhe këtu filluan zbulesat e paraqitura në Kuran. Haxhillëku i këtij viti zgjat deri më datë 24 gusht. Pritet të marrin pjesë mbi 2 milionë pelegrinë (VOA). (b.an)

 

Next Post
Vodhën plot 11 lopë, arrestohen 3 fierakët

Prishtinë/ Kurbanët theren në kushte skandaloze higjienike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In