• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pelegrinazhi në Malin e Tomorit, gazetari Samarxhi: 700 mijë pelegrinë vizituan tempullin e shenjtë

by Java News
25/08/2019 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe mbarë bota kanë vizituar këtë javë Malin e Tomorrit, në pelegrinazhin e përvitshëm që bëhet në këtë tempull të shenjtë.

Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi në një intervistë dhënë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se më shumë se 700 mijë pelegrinë vendas e të huaj kanë vizituar Malin e Tomorrit. Samarxhi u shpreh se Mali i Tomorrit përmendet që në lashtësi.

“Në Malin e Tomorrit nuk vijë vetëm besimtarë shqiptarë, por edhe të huaj. Kjo sepse është një mal i shenjtë, kemi të bëjmë me majën e Dodonës, e vjetër dhe e lashtë. Mali i Tomorrit që njihet si Baba Tomorri dhe Eskili e përmend në “Promotheu i lidhur”. Eskili e konsideron Dodonën si majë të shenjtë, më e vjetra dhe më e lashta. Ky tempull nga autorë të tjerë grekë cilësohet si më e vjetra, si pellazgjike. Pra, është tempulli më i lashtë në tokë”, tha Samarxhi.

Gazetari Ferdinand Samarxhi tha se pelegrinët sa vijnë dhe shtohen es e kjo vjen për shkak se ata gjithmonë e më shumë marrin informacion për vlerat që ka Mali i Tomorrit.

“Pelegrinazhi sa vjen dhe po bëhet më i vizituar. Kjo vjen edhe për shkak se po përhapet informacioni, për të treguar se çfarë tregon Mali i Tomorrit, historinë që mbart. Ky pelegrinazh po merr përmasa ndërkombëtare. Edhe Kurbani ka domethënien e madhe, sepse bëhen fli për të mirën e njerëzimit, njësoj siç bëheshin fli për Apolonin. Duhen falënderuar zyrtarët e Bashkisë Berat, policia, të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë organizim të jashtëzakonshëm.”, deklaroi ai.

Samarxhi tregoi se Mali i Tomorrit edhe këtë vit është vizituar nga personalitete politike të shquara shqiptare, ku ndër të tjera përmendi edhe presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Mund të them se shkëlqesia e tij presidenti Ilir Meta gjithmonë e ka vizituar Malin e Tomorrit, duke nderuar edhe më shumë këtë vend të shenjtë. Ky vend tepër i shenjtë i jep shpresë Shqipërisë, vendit, për të bërë përpara. Kreu i shtetit Meta dha mesazh kombëtar. Në këtë ceremoni ishte edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, i cili bëri thirrje për paqe mes shqiptarëve. Abaz Aliu është një figurë emblematike, një figurë që udhëheq njerëzit në jetë, i bën më të emancipuar në mendim”, u shpreh Samarxhi. /l.m

Next Post
Zbulohet plani sekret i Boris Johnson për Brexit

Zbulohet plani sekret i Boris Johnson për Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

PD bllokon të martën akset kombëtare? Berisha zbulon skenarin për protestën: Është një nga format e kryengritjes paqësore

February 7, 2026
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën! Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

February 7, 2026
Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

Sali Berisha i ashpër me Dashnor Sulën dhe Ervin Salianjin: Tradhtarë të lartë! Nuk duam në gjirin tonë shërbëtorë të Edi Ramës

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In