• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pelegrinazhi/ Meka bëhet pak nga pak hi-tech

by Java News
19/08/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth dy milionë myslimanë do të kryejnë duke nisur nga sot pelegrinazhin më të madh të përvitshëm në Mekë, që po merr një dimension gjithnjë e më shumë high-tech me një rritje të aplikacioneve të celularëve për t’i ardhur në ndihmë besimtarëve.

Haxhi, një nga pesë shtyllat e fesë islame, po zhvillohet ndërsa Arabia Saudite, një mbretëri ultrakonservatore po përjeton ndryshime të paprecedenta, raporton Ata.

Grave u lejohet gjithashtu të nisin pelegrinazhin që nga muaji qershor por autoritetet janë në të njëjtën kohë mjaft të vendosura përballë çdo zëri disident.

Rreth 1,7 milionë pelegrinë kanë mbërritur tashmë nga të katër cepat e botës, sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje.

Për të patur lehtësira në këtë ngjarje gjigante, pelegrinët do të përfitojnë nga një numër në rritje i aplikacioneve, në gjuhë të ndryshme, në telefonat e tyre celularë.

Ritualet do të nisin të dielën dhe do të zgjasin deri të premten nën një diell përvëlues me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Pritet ende prania e qindra mijëra pelegrinëve që do të dynden drejt qytetit të shenjtë të Mekës ku grupet mbajnë ngjyra të ndryshme sipas vendit të tyre të origjinës, për të mos humbur në mesin e turmës.

Disa pelegrinë shfaqen duke shtyrë prindërit e tyre të moshuar në karrige me rrota, ndërsa disa të tjerë ndalojnë për të blerë një akullore apo për të zhvillur një telefonatë video me të afërmit nga ana tjetër e planetit.

Për shumë besimtarë, ky është udhëtimi i parë jashtë vendit.

Next Post
Analistët serbë dhe kosovarë: Nuk ka ndarje të Kosovës

Analistët serbë dhe kosovarë: Nuk ka ndarje të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com