• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pekini zyrtar publikon shifrat: Tregtia e jashtme e mallrave, rritje 9.4 % në gjysmën e parë të vitit

by A R
13/07/2022 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregtia e jashtme e mallrave e Kinës u rrit me 9.4 për qind në gjysmën e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 19.8 trilionë juanë (rreth 2.94 trilionë dollarë amerikanë), treguan të dhënat zyrtare të mërkurën.

Gjatë gjashtë muajve të parë eksportet u rritën 13.2 për qind, duke arritur në 11.14 trilionë juanë, ndërsa importet 4.8 për qind në 8.66 trilionë juanë, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

“Tregtia e jashtme u rrit ndjeshëm në maj dhe qershor,” vuri në dukje Li Kuiwen, zëdhënës i Administratës.
Ndërsa gjendja e parandalimit dhe e kontrollit të epidemisë është përmirësuar dhe politikat pro rritjes po japin efekt, ndërmarrjet e tregtisë së jashtme kanë rifilluar punën e prodhimin në mënyrë të rregullt që nga maji.

“Në veçanti, mëkëmbja e shpejtë e import-eksportit në deltën e lumit Jance çoi në një rikthim të dukshëm të rritjes së përgjithshme të tregtisë së jashtme të Kinës,” bëri të ditur Li.

Rritja e tregtisë së jashtme të Kinës u përshpejtua në 14.3 për qind në qershor, krahasuar me 9.5 për qind në maj dhe 0.1 për qind në prill.

Në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia e Kinës me tre partnerët kryesorë tregtarë – ASEAN-in, BE-në dhe ShBA-në – u shtua përkatësisht me 10.6, 7.5 dhe 11.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga janari në qershor, tregtia e Kinës me vendet e “Një brez, një rrugë” dhe të Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal u rrit përkatësisht me 17.8% dhe 5.6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Për sa u përket llojeve të mallrave, importet dhe eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike janë rritur me 4.2 për qind, duke zënë 49.1 për qind të vëllimit të përgjithshëm.

Edhe ndërmarrjet private shënuan rezultate të mira, pasi importet dhe eksportet e tyre u rritën me 13.6 për qind, duke tejkaluar rritjen e përgjithshme të vendit.

Eksportet e produkteve me punë intensive të Kinës u shtuan 13.5 për qind, duke kapur vlerën 1.99 trilionë juanë, ndërsa importet e produkteve energjetike, duke përfshirë naftën bruto, gazin natyror dhe qymyrin, u rritën me 53.1 për qind, treguan të dhënat e doganave.

Next Post
“Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen”/ Rama flet për bazën e NATO-s në Durrës: Flotë detare e fjalës së fundit

“Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen”/ Rama flet për bazën e NATO-s në Durrës: Flotë detare e fjalës së fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In