Rikthimi i jashtëzakonshëm i Chelseat nën menaxhimin e Antonio Contes në këtë sezon është vetëm për shkak të besimit, sipas Pedros, i cili ka vlerësuar lartë ndikimin e italianit te lojtarët.
Vitin e kaluar Chelsea kishte përfunduar sezonin në mënyrë shumë të keqe, duke u renditur në vendin e dhjetë, kurse Conte më pas zëvendësoi Mourinhon, dhe në këtë sezon ka arritur të shënojë 11 fitore radhazi duke udhëhequr Premier Ligës.
“Në karrierën time kam pasur vërtetë menaxher të mirë, si Guardiola e Del Bosque. Por, ajo që më ka befasuar vërtetë në këtë sezon për Conten është se si arriti kaq shpejtë të këndell ekipin. Ai ka rikthyer besimin te të gjithë lojtarët dhe më pas ne filluam të luftojmë. Mjaft lehtë ai i ktheu gjërat për së mbari.
Ai riktheu besimin te ne se mund të fitojmë ndeshjet, dhe se mund ta fitojmë ligën”, është shprehur Pedro për Daily Telegraph, përgatiti Koha. (b.an)