Një makinë është djegur ditën e sotme në Lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore kryera nga policia, bëhet e ditur se mjeti ishte i parkuar para derës së banesës së A.H., 61 vjeç, pedagog ne Elbasan.
Grupi hetimor, vazhdon punën intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi I pronës me zjarr”. /b.d










