Në lidhje me vrasjen e sotme përballë fakultetit të Mjekësisë, ku humbi jetën Ariela Murati, pedagogu i Drejtësisë, Erlis Hereni, flet për Report Tv, ku shprehet se “Realiteti në Shqipëri është ende barbar dhe i jep të drejtën çdokujt që të zbrazë një karikator me fishekë ndaj dikujt tjetër”.
“Ariela ishte një studente e shkëlqyer dhe me perspektivë për të ardhmen dhe pak kohë më parë kishte bërë një status në facebook ku shkruante se “Armët nuk i vrasin njerëzit, njerëzit i vrasin njerëzit”, duket sikur e parandjeu vdekjen e saj”, shprehet Hereni për Report Tv.
“Jemi të gjithë të shokuar në fakultet, shpresonin që të ishte një duplikatë emrash dhe jo studentja jonë”, përfundon pedagogu.