Pedagogu Endri Shabani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, pas kërcënimeve që Presidenti Meta bëri në lidhje me audio-përgjimin e dias viteve më parë që iu publikua dje kreut të Kadastrës, Artan Lame.
Shabani shkruan se si ka mundësi që Meta u skandalizua nga ky përgjim i Lames, por nuk u skandalizua nga video-përgjimi i Dritan Priftit, vite më parë?!
“Çfarë ironie! Ilir Meta qënka trondit nga audio-përgjimi i Artan Lames! Po si ka mundësi që nuk u skandalizove nga video-përgjimi i Dritan Priftit, vite më parë?! Ne kemi 30 vite që skandalizohemi nga ju të gjithë dhe ju mbajmë mbi kurriz”, shkruan Shamani duke shtuar se:
“Me 25 Prill ka ardhur koha që qytetarët t’ju ndëshkojnë fillimisht me votë dhe më pas të jepni të gjithë llogari para drejtësisë për rrënimin e Shqipërisë”, nënvizon ai.