• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pedagogët refuzojnë propozimin e Ramës: Oferta deri në 29% rritje nuk pranojmë

by Java News
05/10/2022 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogët, të cilët sot mbajtën protestën e radhës para Universitetit Politeknik, i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit premtoi një rritje të pagës me 7 për qind. Pedagogët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata nuk do të pranojnë të bëjnë asnjë kompromis.

Sipas tyre, ofertat për rritje me 7, 10, 20 apo 29% të pagës nuk do të merren parasysh. Ndërsa kërkuan mirëkuptimin e studentëve, pedagogët bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, u përgjigj pedagogëve nga Universiteti Bujqësor i Kamzës ku po prezantonte skemën kombëtare për të ardhmen e prodhimit vendas. Ai tha se mund të pranohej një rritje prej 7%.

“Atyre që dalin në rrugë dhe le të dalin se janë në të drejtën e tyre dhe që kërkojnë rritje pagash në emër të të gjithë pedagogëve, ju them se nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi e as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë e as infermierë në shërbimin shëndetësor publik. Nuk jeni as policë, as ushtarak e as nëpunës civilë. Nuk jeni as pensionistë jo e jo. Të gjithë këta marrin një pagë fiks.

Ndërkohë, pedagogët janë në një hapësirë të ndërmjetme midis mbështetjes së shtetit dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ja bën vetes rrogën edhe rrogën dyfish, trefish, edhe katër edhe pesë. Me fondet e tjera, janë fondet e vetëfinancimit, janë fondet evropiane janë edhe fondet e universiteteve të tjera private. Por këtu ka një histori tjetër, të pagave të deklaruara pjesërisht”, tha Rama.

/f.s

Next Post
Nobeli në Kimi u jepet 3 shkencëtarëve për zhvillimin e mënyrës së bashkimit të molekulave

Nobeli në Kimi u jepet 3 shkencëtarëve për zhvillimin e mënyrës së bashkimit të molekulave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com