• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pedagogët drejt bojkotit / Ja çfarë do të ndodhë sot në auditoret e universiteteve

by A R
17/10/2022 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot do të nisë viti i ri akademik. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë pedagogët do të jenë në protesta, të cilët kërkojnë rritje pagash.

Në një lidhje direkt me Vizion Plus, pedagogu Ervin Goci tha se stafi akademik do të paraqitet në auditor për të pritur dhe orientuar studentët e rinj. Dhe këtë do e bëjnë pasi sipas tij është një e drejtë morale e tyre.

“Ideja është që ne do presim studentët e rinj sepse studentët e rinj nuk duhet të shohin pedagog të zymtë. Ne kemi të drejtën morale për të orientuar se çfarë do ndodh në vazhdim. Ideja nuk është për të vrarë studentët por për të gjetur në rrugë të përbashkët me institucionet”, tha Goci.

Ai shtoi më tej se janë rreth 600 pedagogë që kanë dalë në protest dhe pritet që këtyre t’u bashkohen edhe të tjerë.

Goci u shpreh se problematikat janë bërë publike nga sindikatat por nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.

Ai e cilëson pagën e pedagogut si të rëndomtë.

“Ka një konsesus të gjerë. Kur dalin rreth 600 pedagogë, por do dalin e të tjerë sepse nuk do e sabotojnë një kauzë të tillë.

Është sindikata ajo që ka marrë iniciativën dhe ka thënë problematikat, por nuk ka asnjë reagim. Ka vetëm një deklaratë për dialog por pse tani. Ka arritur një pikë ku paga e pedagogut është e rëndomtë. Pedagogu duhet parë ndryshe. Unë me pagën tim paguaaj libra, kërkimet shkencore”, tha Goci.

Rritja e fundit sipas pedagogut është bërë që në vitin 2004.

“Në 2004 ka qenë rritja e fundit e pagave. Më pas ka pasur indeksime ose rritje të vogla 40-50 mijë lek plus”.

Goci tha se qeverisë nuk i është kërkuar rritja direkt me 50%.

“Nuk i është kërkuar qeverisë 50% direkt. Është kërkuar të bëhet një plan për dy apo tre vjet. Ne nuk jemi administratë publike, ne jemi publik i vogël, i cili duhet parë në specifikën e vet. Në këtë rast duhet kuptuar gjendja e univeristetit, duhet që gjithësecili të protestojë nga prespektiva e vet.

Ne e kemi arsyen sepse mua më duhen 70 mijë lek kosto për libra në muaj. Sepse një pedagog që nuk lexon për mua nxjerr idiot”, tha ai.

/a.r

Next Post
Doni të investoni në panele diellore? Ja kriteret që duhet të plotësoni

Doni të investoni në panele diellore? Ja kriteret që duhet të plotësoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
Temperatura të larta në fundjavë? Si parashikohet moti

Fundjava me diell, temperaturat arrijnë 20 gradë

February 27, 2026
Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë

February 27, 2026
Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

Tronditet politika britanike/ Humbje e madhe për Keir Starmer në Manchester, pozita e tij në rrezik

February 27, 2026
“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

“Kam dashur t’i jap fund jetës”/ Nga divorci te problemet me shëndetin e djalit, përlot Jonida Maliqi

February 27, 2026
Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

Përplasën për vdekje 7-vjeçarin, lirohen dy shoferët: Nuk kishim fushëpamje…

February 27, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Ndryshime në Policinë e Shtetit / Cilët janë drejtuesit e rinj të komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

February 27, 2026
“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

“Shembja e Korridorit 8 s’ka ndodhur nga natyra”, inxhinieri: Ramën e kanë mashtruar edhe për ishullin e Osumit!

February 27, 2026
“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

“Po sikur SPAK të të nxjerrë ty SMS-të dhe brekët?”, Rakipi debat me gazetaren: Po masakrohet karakteri i të dyshuarve

February 27, 2026
“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

“Epstein”, misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In