• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PE voton rezolutën për Shqipërinë, Kukan: Mbështesim misionin ndërkombëtar për zbatimin e Reformës në Drejtësi

by Java News
15/02/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian ka votuar sot draft rezolutën e diskutuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Rezoluta për vendin tonë, e cila diskutua një ditë më parë në PE, u votua nga 546 eurodeputetë. Pas këtij votimi, eurodeputetja Tanja Fajon ka përgëzuar Fleckenstein për raportin. “Përgëzime për raportin e balancuar mirë. Korniza legjislative, të kthehet në veprime konkrete”, shprehet Fajon.

Rezoluta për Shqipërinë u miratua me 546 vota pro, dhe 62 abstenime. Siç u theksua edhe më parë në projekt-rezolutë është kërkuar zbatimi i reformës në drejtësi, progres në luftën kundër krimit, korrupsionit si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat do të mbahen në qershor të 2017. Të gjitha këto pika do të mund të provojnë se janë çelësi që vendi ynë të nisë procesin e anëtarësimit në BE dhe negociatat të nisin sa më shpejt.

Eurodeputetët kanë diskutuar rreth 45 pikave në përmbajtjen e projekt-rezolutës, ku më thelbësoret që kushtëzojnë propozimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit, mbeten zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira më 18 qershor.  Kryefjalë mbetet realizimi i shpejtë i vettingu-t, duke rivlerësuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë shqiptare.

Nga institucionet europiane kërkohet zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike. Eurodeputetët mbeten të shqetësuar për drejtësi selektive, korrupsionin, dhe ndërhyrjen politike në hetimet dhe çështjet gjyqësore.

Theksohet se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është thelbësor. Në referencë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare inkurajohen autoritetet shqiptare të marrin masa për të lehtesuar votimin e emigranteve. Raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur se që nga vera e vitit 2014 Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim në BE dhe që atëherë ajo ka bërë progres të vazhdueshëm.

Miratimi i reformës gjyqësore të gjerë është një moment historik në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Më pak korrupsion, më pak krim i organizuar, është i rëndësishëm për jetën e përditshme në Shqipëri.

Më herët, edhe eurokomisioneri Eduard Kukan ka komentuar raportin e diskutuar Fleckenstein për Shqipërinë.
“Jam i gëzuar të shikoj progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian dhe shpresoj që kjo të vazhdojë për të mundësuar dhënien e një datë për hapjen e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çoi në miratimin e reformës në drejtësi ishte një hap i rëndësishëm në këtë proces. Besoj se zbatimi i saj do të forcojë besimin e qytetarëve te drejtësia dhe shteti ligjor. Ne e mbështesim këtë proces dhe misionin vëzhgues për zbatimin e saj”, shkruan Kukan, i cili ndër të tjera nënvizon se dialogu i vazhdueshëm politik është jetik për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, politikanët shqiptarët duhet të adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR përpara zgjedhjeve të ardhshme.

ma.me

Next Post
Detaje / Grabitësve të bankave nuk iu gjetën as gjysmat e parave

LAJMI I FUNDIT/ Zbulohet identiteti i grabitësit të gjashtë të parave të bankës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In