• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PE vlerëson zgjedhjet në Shqipëri: Të hapen negociatat, nuk ka kuptim të shtyhen sërish

by Java News
11/07/2017 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i Parlamentit Europian që vëzhgoi zgjedhjet në Shqipëri thotë se procesi përmbushi kriteret politike pavarësisht problemeve teknike apo parregullsive që u raportuan nga misioni i OSBE-ODHIR.

“Thënë shkurt, ne konsiderojmë se OSBE-ODHIR nuk e vë theksin mjaftueshëm në kontekstin politik të zhvillimit të zgjedhjeve”, tha eurodeputeti Eduard Kukan.

“Vëzhguesit kishin konstatuar parregullsi në disa zona votimi dhe për këtë i gjithë procesi mund të binte poshtë. Ndërkohë, ne pamë që zgjedhjet u zhvilluan normalisht”, deklaroi eurodeputeti Klaus Buchner.

Për eurodeputetët, moskontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e ngërçeve të mëtejshme politike tregon për një fazë të re ku duhet  të futet vendi.

“Fakti që nuk pati kontestim apo bllokim tregon që ka një rikthim të normalitetit demokratik në Shqipëri.

Tani duhen vijuar reformat, por shpresojmë në hapjen e negociatave të anëtarësimit, pasi tashmë nuk ka kuptim që kjo të shtyhet sërish”, theksoi Christian Dan Preda, eurodeputet.

“Duhet theksuar, se rekomandimet e OSBE/ODHIR për procesin zgjedhor e kryesisht për depolitizimin e administratës zgjedhore nuk janë zbatuar.

Tashmë është detyrë e të gjitha partive politike që të marrin pjesë në mënyrë konstruktive në Parlamentin e ri.

Qeveria e re duhet të ecë përpara me reformat e integrimit veçanërisht me zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe procesit të Vettingut”, u shpreh Kukan.

Gjatë diskutimit, eurodeputetët janë shprehur se Bashkimi Europian duhet të angazhohet më shumë në procesin e integrimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

a.ç

Next Post
Shqipëria në flakë! Dhjetë vatra zjarri nga veriu në jug, ndërhyrja e vështirë

Vijon beteja me flakët, shënohen 7 vatra të reja zjarri nga veriu në jug

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime në një depo municionesh në shtetin anëtar të NATO-s

Shpërthime në një depo municionesh në shtetin anëtar të NATO-s

August 10, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Heshtje e të nëpërkëmburve

August 10, 2026
Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

August 10, 2026
Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

August 10, 2026
VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

VIDEO/ Tërmeti apokaliptik në Kolumbi, rëndohet bilanci, të paktën 111 të vdekur! Vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në rrënoja

August 10, 2026
FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

August 10, 2026
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë e SHBA-ve, gjysma e vendit po përjeton thatësirën!

August 10, 2026
Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

Liverpool zyrtarizon transferimin e Araujos nga Barcelona, mbrojtësi pozon me fanelën e “Reds”: Ramë dakord dhe firmosëm!

August 10, 2026
VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

VIDEO/ Historia e pabesueshme, qyteti i Alaskës ku rreth 90% e banorëve jetojnë në të njëjtën ndërtesë!

August 10, 2026
Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

Çmenduritë e motit dhe i nxehti ekstrem, 71.3% e Britanisë së Madhe në thatësirë!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com