• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PE pro integrimit të shteteve ballkanike, Metsola: Duhen reforma të thella për zgjerimin

by A R
30/08/2024 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Struktura e brendshme e Bashkimit Evropian ka nevojë për një ndryshim në strukturë për të përfshirë anëtarë të rinj në valën e ardhshme të zgjerimit, tha nga Polonia presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Zgjerimi nuk mund të ndodhë pa reforma strukturore paralele. BE-ja është një projekt që ndryshon në vijimësi ndaj kërkon rregullim të vazhdueshëm. Duhet të kuptojmë se struktura aktuale e BE-së nuk do të jetë më e përshtatshme në një organizatë më të madhe që do të numëronte si pjesë të saj 32, 33 apo 35 anëtarë.”

Metsola e përshkroi zgjerimin e BE-së si mekanizmin më të fortë gjeopolitik të kësaj organizate kundër Rusisë, ndaj bëri thirrje forcimin e arkitekturës së sigurisë së Evropës. Sipas saj, Moska mbetet “një kërcënim konstant për sigurinë e BE-së, sistemin demokratik, stabilitetin, vlerat e saj dhe mënyrën evropiane të jetesës”.

Ajo bëri thirrje për rritjen e mbështetjes për Ukrainën dhe lehtësimin e krizës së kostos së jetesës dhe krijimin e vendeve të punës. Udhëheqësit e BE-së shpesh bëjnë thirrje për “reforma” kur flasin për zgjerimin, por rrallëherë hyjnë në detaje se çfarë kuptojnë në të vërtetë.

Vitin e kaluar, Parlamenti Evropian miratoi disa propozime  konkrete për reforma. Mes këtyre propozimeve, PE miratoi kufizimin e kompetencave legjislative të Këshillit Evropian dhe rrjedhimisht edhe të shteteve anëtare, heqjen e modelit të presidencës 6 mujore me rotacion si dhe heqjen e të drejtës së vetos nga shtetet anëtare.

Zgjedhjet e BE-së e shtynë për një moment këtë projekt në plan të dytë, por siç tregojnë edhe vërejtjet e presidentes Metsola, reformat e brendshme strukturore BE-së janë ende në tavolinë. Polonia do të mbajë presidencën e Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2025.

/a.r

Next Post
Përfitoi përmes mashtrimit 1.2 milionë lekë, arrestohet 43-vjeçari

Përfitoi përmes mashtrimit 1.2 milionë lekë, arrestohet 43-vjeçari

Comments 1

  1. ccc says:
    2 years ago

    Propaganda juaj me integrimin eshte vaksine mashtruese, te cilen megjithese nuk e besojme, perseri vazhdojme t’a bejme. Eshte e ndyre dhe e poshter te mbash peng e tallesh me rajonin me te varfer te Europes. Po ikim nga kjo bote pasi jemi ngopur ne dekada me pallavrat tuaja te neveriteshme!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In