• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PE debaton për zgjedhjet në Serbi, rezoluta do të miratohet në shkurt

by A M
17/01/2024 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian ka thënë të mërkurën se pret që Serbia t’i hetojë në mënyrë transparente të gjitha ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

Kështu ka thënë Komisionari evropian Didier Reynders, i cili ka përfaqësuar Komisionin Evropian në debatin për zgjedhjet në Serbi, që është zhvilluar në Parlamentin Evropian, shkruan REL.

Reynders ka thënë se pret që Serbia t’i zbatojë menjëherë të gjitha rekomandimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Serbinë në zbatimin e këtyre rekomandimeve. Po ndjekim me vëmendje protestat në Serbi, pas zgjedhjeve. Më lejoni të nënvizoj rëndësinë dhe të drejtën e mbajtjes së demonstratave paqësore. Në të njëjtën kohë dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk është e pranueshme”, ka thënë ai.

Debati për Serbinë është futur në rendin e ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian pasi një grup partish politike kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një debati të jashtëzakonshëm.

Gjatë debatit të 17 janarit, dorëzuesi i kërkesës, Andreas Schider, ka thënë se në vend që të kërkohet transparencë, “presidenti dhe kryeministri i Serbisë kritikojnë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve në mënyrën më të ashpër dhe më të keqe”.

Ndër parregullsitë në zgjedhje, ai përmendi “votuesit fantazmë, blerjen e votave si dhe raportimin e njëanshëm mediatik”.

Parlamenti Evropian e ka pasur një mision vëzhgues për zgjedhjet në Serbi. Në krye të misionit ka qenë përfaqësuesi evropian, Klemen Groshell.

Përgjatë debatit, ai e ka përsëritur se janë konfirmuar parregullsitë në procesin zgjedhor, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se vendi ka problem serioz në përmbushjen e standardeve themelore demokratike dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Popullistët evropianë janë përpjekur që të pengojnë debatin për Serbinë, duke iu referuar mospublikimit të raportit përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe krahinore janë mbajtur në Serbi më 17 janar.

Koalicioni opozitar, “Serbia kundër dhunës”, nuk i pranon rezultatet dhe kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, duke deklaruar se partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar me vjedhje elektorale.

Kjo parti dhe liderët në pushtet i mohojnë akuzat.

Prej kur janë mbajtur zgjedhjet, një pjesë e opozitës ka organizuar çdo mbrëmje protesta me kërkesën për anulimin e rezultateve.

Zgjedhjet në Serbi do të diskutohen sërish në Parlamentin Evropian, javën e ardhshme.

Debati do të mbahet në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, më 23 janar.

Pas diskutimit të mbajtur, të mërkurën, më 17 janar, Parlamenti Evropian pritet të miratojë rezolutë për këtë çështje, në një seancë plenare që do të mbahet në muajin shkurt.

/a.d

Next Post
Shkeli vendimin e GJKKO për aferën Partizani, 62% e shqiptarëve kërkojnë burgosjen e Sali Berishës në qeli

Shkeli vendimin e GJKKO për aferën Partizani, 62% e shqiptarëve kërkojnë burgosjen e Sali Berishës në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

I dënuar me 7 vite burg për dy krime, kush është 41-vjeçari që Spanja e solli sot në pranga nga Barcelona!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In