Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të garojë në zgjedhjet e 5 qershorit, ndaj nuk dorëzojnë listë të kandidatëve për deputetë. Lajmi u bë publik nga zëdhënësi i kësaj partie gjatë një interviste.
“Që moti disa herë radhazi kemi deklaruar se nuk ka kushte minimale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet me 5 qershor, që nënkupton se nuk do të dërgojmë as listë të kandidatëve për deputet në KQZ”, deklaroi për televizionin Shenja të Shkupit zëdhënësi i PDSH-së Luan Tresi.
Më herët edhe BDI e Ali Ahmetit njoftoi vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 Qershorit. Tashmë që dy partitë kryesore kanë vendosur të mos jenë pjesë e procesit, pritet që zgjedhjet të shtyhen.