• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

PDK akuzon: Ahmeti dhe suita e tij në Francë në 17 vjetorin e çlirimit të kryeqytetit

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka kritikuar qeverisjen komunale të Prishtinës, e cila, përveç një ekspozite me fotografi të vjetra të kryeqytetit, të cilat nuk janë parë më parë, nuk ka organizuar asnjë aktivitet tjetër i cili do të shënonte ditën e çlirimit të kryeqytetit.

Duke kujtuar se bëhen 16 vjet kur njësitet e UÇK-së hynë në kryeqytet “duke i luftuar forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe”, se sot bëhen 17 vjet kur “qytetarët e Prishtinës e përjetuan lirinë dhe shpresën për jetë”, se sot Prishtina dhe qytetarët e saj “shënojnë 17 vjetorin e jetës së lirë, në shtetin e lirë e të pavarur”, dhe se Prishtina dhe Kosova “shënojnë shtatëmbëdhjetë vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe kapitullimit të Serbisë në Kosovë”, PDK e Prishtinës, në një reagim dërguar mediave, thotë se sot, “qytetarët e lirë në, Prishtinën e lirë, nuk e jetuan festën e merituar”.

“Dëshmorëve të rënë nuk iu bë nderim. Nuk pati as lule as vizita e përkulje pranë tyre, as kujdes e kujtim nga ata që sot e drejtojnë qytetin për të cilin ranë dëshmorët tanë! E rëndë ta shohësh Prishtinën sot stisur në rutinën e vikendit të kësaj fillimvere pa festë, pa flamuj, pa program kulturor -pa asgjë”, thotë PDK, Dega në Prishtinë në reagimin e saj, raporton Koha.net.

Më tej, kjo parti opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pyet se “ku janë udhëheqësit zëfuqishëm të drejtuesve të Prishtinës?”.

“Ku është zotimi i tyre deri në piskëllimë se i vlerësojnë e respektojnë dëshmorët, se kujdesen për shtet e sovranitet dhe punojnë për bashkim? A është kjo tashmë retorikë terse e shpërfaqur edhe në këtë 17 vjetor”, pyet PDK, Dega në Prishtinë.

“Ndoshta i pari i Prishtinës dhe suita e tij janë larg, dikush në Francë e dikush më në lindje në vikende qejfi e relaksi! Sido që të jetë, një është e sigurt, se Prishtina në të gjitha stinët dhe kohët e saj ka pasur e do të ketë njerëz që e duan e respektojnë dhe mburren me të. Urime Prishtinë. Prishtinasit i kanë nderuar e do t’i nderojnë përjetë dëshmorët dhe heronjtë tanë. Sot për ta veç një fjalë: Flini të qetë…”, ka përfunduar reagimin e saj, Dega e PDK-së në Prishtinë. (b.an)

Next Post

Françeska i jep fund lidhjes me të dashurin, tregon arsyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In