• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PDIU: Të njihen vitet e punës në emigracion

by Java News
11/11/2015 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ka kërkuar këtë të martë qeverisë, të nënshkruajë një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të viteve të punës për efekt pensioni mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Ka qenë pikërisht deputeti i PDIU­së, Omer Mamo, ai që i kërkoi Ministrisë së Mirëqenies Sociale përmes punimeve të Komisionit parlamentar të Çështjeve Sociale, nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve.

“Pse nuk bëhen marrëveshje të tilla me Italinë dhe Greqinë, kur efekti është i madh? Kemi mijëra shqiptarë në këto dy shtete, të cilët i kanë kontributet të ndara ndër vite mes dy vendeve dhe rrezikojnë pensionin në të dyja vendet. Dakord që po bëhet një gjë e tillë me Belgjikën, Maqedoninë, etj. Por në këto shtete, niveli i shkëmbimeve të qytetarëve është i ulët. Duhen parë këto dy vende, që janë prioritet dhe do të ndihmonin shumë emigrantët dhe bashkëkombasit tanë”, ka thënë Omer Mamo. Kërkesa e tij është mbështetur edhe nga deputetja demokrate, njëherazi kryetare e komisionit në fjalë, Albana Vokshi.

“Kur ju janë dashur emigrantët, keni mbushur autobusët dhe i keni sjellë këtu për votime, me premtimin që do t’u njihen pensionet. Ku jemi në këtë drejtim? Ky është një nga premtimet e pambajtura të qeverisë suaj”. Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sula tha se në këtë drejtim, po punohet me hapa më të shpejtë me Italinë.

“Janë rreth 11 shtete ku po zhvillohen marrëveshje, të cilat janë në faza të ndryshme të procesit, që duhet thënë se është goxha i vështirë. Ai fillon me një studim paraprak, vijon me tryezë bisedimesh, me ngritjen e grupeve teknike dhe politike, e deri te ratifikimi. Sa i takon Italisë, është përgatitur dhe i është dërguar palës italiane një studim i hollësishëm lidhur me pensionet, ku përfshihet numri i qytetarëve shqiptarë dhe ata italianë, që punojnë në mënyrë të ndërsjelltë, dhe kostot financiare të procesit. Jemi ende duke pritur reagimin e palës italiane. Sa i takon Greqisë, nuk kemi bërë përparime, pasi ky shtet ka aktualisht probleme ekonomike që dihen”, është përgjigjur Sula.

Next Post

Shqipëria e Kosova nota proteste me njëra-tjetrën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë që nga 11 qershori! Ndikojnë Gjiri Persik dhe sulmet e Ukrainës

July 22, 2026
Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

July 22, 2026
Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

Aksident i rëndë në aksin Lezhë–Shëngjin, 31-vjeçari humb kontrollin e “Audi”-t dhe përplaset me murin e dy makina të parkuara

July 22, 2026
Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

Kina kryeson zhvillimin global të robotëve humanoide me mbi 400 produkte të plota robotike

July 22, 2026
Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

Ekskluzive/Sondazh: 60% e shqiptarëve duan më pak bashki se sa janë sot

July 22, 2026
Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademik Emin Riza, studiuesi që la gjurmë në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare

July 22, 2026
Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

Përshkallëzohet lufta, shpërthime në Teheran dhe sulme të reja amerikane ndaj objektivave ushtarake iraniane

July 22, 2026
Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

Spahiu: Turizmi është interes kombëtar, opozita të ndalë dëmtimin e imazhit të Shqipërisë

July 22, 2026
“U hodh në rrugë nga partia e tij”, analiza e akademikut Fuga për Erion Veliajn

Plutarku në “jetë paralele” dhe partitë politike në Shqipëri!

July 22, 2026
Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

Alarmi i meteorologes, stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, ja zonat më të rrezikuara

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In