• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PDIU: Të krijohen zona të posaçme zgjedhore për emigrantët shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka vlerësuar projektligjin e qeverisë për regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë në emigracion. Në të njëjtën kohë, PDIU vëren se ky projektligj ka nevojë për t’u pasuruar me të drejta të posaçme për emigrantët.
Në një njoftim për shtyp të kësaj force politike nënvizohet se projektligji i propozuar nga qeveria është hapi i parë drejt një përkujdesje shtetërore ndaj diasporës shqiptare dhe për këtë PDIU e përshëndet.
“Regjistrimi i emigrantëve nevojitet për të përcaktuar politikat shtetërore ndaj tyre. Ai është i domosdoshëm për të evidentuar vendet ku shteti duhet të marrë masa konkrete për t’u ardhur në ndihmë. Mirëpo, çdo lloj sanksioni kundër emigrantëve që nuk do të deklarojnë vendin ku banojnë është i panevojshëm dhe i padëshirueshëm. Shteti shqiptar nuk mund të pezullojë shërbimet ndaj emigrantëve, pasi detyra e tij është t’u vijë në ndihmë dhe jo t’u vështirësojë jetën. Për këtë arsye, pezullimi i shërbimeve nga ambasadat dhe konsullatat shqiptare nuk është në përputhje me frymën që duhet të përçojmë”, thuhet në këtë deklaratë.
Njëkohësisht, PDIU vlerëson se të drejtat e posaçme të emigrantëve duhet të përcaktohen në një paketë të plotë ligjore dhe për këtë, PDIU ka propozuar që në ndryshimet e pritshme kushtetuese, diaspora shqiptare të përfaqësohet në Kuvend me deputetë të zgjedhur nga zona të posaçme zgjedhore. Sikurse, krijimi i Ministrisë së Diasporës vijon të jetë në krye të trysnisë pozitive që PDIU ushtron ndaj çdo qeverie.
Për sa më sipër, PDIU fton qeverinë shqiptare të ngrejë një tryezë të posaçme për hartimin e paketës së plotë ligjore, nxit politikën shqiptare të pranojë propozimin për krijimin e zonave të posaçme zgjedhore në diasporë dhe i bën thirrje Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit që të përmirësojnë projektligjin e propozuar, në drejtim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore.
Next Post

Ja dhuratat më të bukura për të dashurën për Shën-Valentinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In