• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PDIU: “Rroftë Qeveria”…”Poshtë Qeveria”

by
10/10/2015 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ PDIU duket se është partia e më e çuditshme në spektrin politik shqiptar. Kjo jo për bazën elektorale të saj, që në dy zgjedhjet e fundit është provuar se e ka pak solide, por për mënyrën e aleancave që ajo bën duke pasur një këmbë në qeveri dhe një tjetër në opozitë. Në PDIU disa deputetë thërrasin “Rroftë Rama”, ndërsa disa të tjerë “Ta rrëzojmë Ramën”.

Përfshirja ditët e fundit të PDIU-së në qeveri, duke i dhënë një post zëvendësministri të jashtëm, dhe ambicia edhe për një portofol ministror dhe 2 zëvendësministra të tjerë, ka krijuar jo pak turbulenca jo vetëm brenda kësaj force politike, por edhe brenda grupit parlamentar të saj. “De jure” PDIU ka 5 deputetë në Kuvend: Shpëtim Idrizi që është kryetar i kësaj force politike dhe njëkohësisht edhe nënkryetar i Kuvendit, Dashamir Tahiri, Tahir Muhedini, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi.

Por “de facto” grupi duket se ka jo pak plasaritje brenda për brenda. Deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, rregullisht shihet në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së. Ndërsa prej kohësh deputeti, Tahir Muhedini, është e paqartë se në cilin krah është rreshtuar në mbështetje të Idrizit, apo të Tahirit. Ajo që dihet me siguri është fakti se deputetët më të bindur në krah të Idrizit janë deputetët Aqif Rakipi dhe Omer Mamo. Është pikërisht ky lloj mozaiku dhe pozicioni i PDIU-së me një këmbë në qeveri dhe tjetrën në opozitë, që e ka skicuar këtë forcë politike si mjaft të çuditshme në skenën politike shqiptare.

Ditët e fundit është përfolur se dhe ish deputetja e PD-së Mesila Doda, mund të kalojë në rradhët e grupit parlamentarë të PDIU-së. Gjë që do ta çonte në 6 numërin e deputetëve të kësaj force politike. Ajo që mbetet e paqartë është fakti se në cilin krah do të rreshtohet vetë Doda, duke pasur parasysh se ajo ka dalë si deputete nga PD-ja. Pavarësisht kësaj, duket se për PDIU “loja me dy porta” është mjaft e pëlqyeshme duke pasur parasysh thënien e vjetër “qingji i mirë pi dy nëna”.

Next Post

"Ballisti të niset me ekipin për në Armeni, hiqni Shakohoxhën"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com