• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PDIU, Muhedini kritika Ramës për biznesin dhe çështjen çame: Berisha bëri më shumë

by Java News
17/10/2015 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PDIU­-së, Tahir Muhedini ka shfaqur pakënaqësi në lidhje me reformat që po bën qeveria, por edhe me zvarritjen që Parlamenti po i bën çështjes çame.

“Sot Parlamenti nuk merret me punët e tij”, thotë deputeti Muhedini. Ai nënvizon se ligjvënësit nuk merren me ligjet, por merren me akuza të pabaza, që sipas tij, për këtë nuk mbahet as përgjegjësi.

Madje Muhedini thotë gjatë intervistës për TemA TV se politika ndikon shumë në punën e prokurorisë dhe gjyqësorit.

Përbaltja e këtyre institucioneve, sipas Muhedinit, dëmton jo vetëm punën e këtyre institucioneve, por zbeh dhe rolin e parlamentarit në Kuvend.

Muhedini ka rrëzuar pohimet se PDIU iu bashkua mazhorancës për të zbehur forcën e LSI­së. Lidhur me akuzat për ministrat e kabinetit Rama, Muhedini thotë se kush ka vjedhur dhe faktohet, duhet të shkojë në burg.

Ndërsa përsa i përket aksionit kundër informalitetit ai shprehet se Rama duhet që të lerë të qetë biznesin.

Përsa i përket çështjes çame, Muhedini ka kritika për qeverinë Rama, teksa shprehet se ”Unë mund të them se ajo që është bërë gjatë kohës së qeverisë Berisha akoma nuk është bërë nga kjo qeveri”.

Next Post

Anika Shay i nxjerr të gjitha, sikur e ka bërë nëna (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com