• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PDIU merr një tjetër post: Vjollca Braho, zëvendësministre e mirëqenies sociale

by Java News
20/10/2016 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vijon të forcojë pozitat e saj në koalicionin qeverisës. Partia që përfaqëson edhe komunitetin çam në Shqipëri ka rritur përfaqësimin e saj në nivelin e lartë qeverisës, ku nesër pritet të marrë dhe një post zëvendësministri.

Burime zyrtare nga qeveria bëjnë të ditur për BalkanWeb se Vjollca Braho do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, një post në qeveri i hapur posaçërisht për PDIU-në.

Zonja Vjollca Braho pritet të lërë detyrën e saj në krye të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për të marrë postin e zv/ministres në institucionin e drejtuar nga Blendi Klosi. Përveç postit që mban në kujdesin shëndetësor, Braho është edhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Vjollca Braho qëndron në krye të FSDKSH-së që prej dhjetorit të vitit 2015, ndërsa më parë ka drejtuar Institutin e Sigurimeve Shoqërore, duke realizuar një sërë reformash, mes tyre dhe ligji i ri për sigurimet që ka nisur aplikimin në 1 janarin e 2015-ës.

Gjatë drejtimit të ISSH-së nga Vjollca Braho ndryshoi rrënjësisht mënyra e llogaritjes dhe pagesave të përfitimeve, që me sistemin e ri informatik uli kohën e caktimit të përfitimeve, saktësinë e tyre, eliminimin e informalitetit dhe rritur cilësinë e shërbimeve.

Një tjetër sukses i institucionit të drejtuar për dy vite nga Braho është ndryshimi i infrastrukturës nëpërmjet riorganizimit të godinave qendrore të ISSH¬-së, agjencitë e drejtorive rajonale të Tiranës, Durrësit dhe Korçës, si dhe nisja e punimeve për gjithë agjencitë e tjera. Të gjitha këto ndryshime në infrastrukturë kanë sjellë ndryshime në aplikimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

PDIU NE KOALICIONIN QEVERISES
Disa javë më parë, PDIU-së iu dha edhe drejtimi i Drejtorisë së Arkivave, ku u emërua drejtor Ardit Bido, anëtar i forumeve drejtuese të PDIU-së. Mediat flasin edhe për një post ministror që pritet ta marrë partia e drejtuar nga Idrizi, madje thuhet se kanë nisur negociatat për Ministrinë e Kulturës.

I ftuar edhe pak ditë më parë në emisionin “Studio e hapur” të gazetares, Eni Vasili në “News 24”, kryeministri la të hapur edhe mundësinë e përfshirjes në kabinetin qeveritar të një ministri çam. I pyetur nëse ka pasur apo jo një kërkesë nga Greqia për të mospërfshirë në qeveri një ministër që vjen nga ky komunitet, Rama tha se Athina zyrtare as nuk duhet ta mendojë që t’i bëjë një kërkesë të kërkesë të tillë.
BW/d.i.

Next Post
EKSKLUZIVE/ Ndoka: Shqiponjën po e dhunojnë ata që deklarojnë se kanë ‘babë’ Erdoganin

EKSKLUZIVE/ Ndoka: Shqiponjën po e dhunojnë ata që deklarojnë se kanë 'babë' Erdoganin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In