• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD ende larg akordit për koalicion me LSI për zgjedhjet, Këshilli Kombëtar kundër

by A R
05/07/2018 07:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Statuti i ri i Partisë Demokratike ka vështirësuar nënshkrimin e aleancave politike dhe parazgjedhore me partitë e tjera politike, në rastin konkret me Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për rrjedhojë, LSI, e cila ka 8 muaj që pret Lulzim Bashën për firmosjen e paktit politik, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke i dhënë një mesazh të qartë Partisë Demokratike, se mund të hyjë edhe vetme në zgjedhje.

Edhe pse PD dhe LSI i bashkon e njëjta kauzë sa i takon çështjes së teatrit, negociatave dhe luftë politike kundër qeverisë ‘Rama 2’, dy partitë kryesore në opozitë, nuk kanë ende një koordinim sa i takon zgjedhjeve të ardhshme.

“Për zgjedhjet lokale, ne jemi për ditë në takime me strukturat e LSI në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Jemi çdo ditë në takime jo vetëm me strukturat, por edhe me qytetarët. Strukturat e LSI, të gjithë deputetët dhe krerët e degëve po zbatojnë një axhendë, e cila është miratuar në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI. Ende nuk ka një marrëveshje për zgjedhjet lokale. Tani e gjithë fokusi i opozitës, i LSI dhe PD është aksioni opozitar për problemin e teatrit, mos çeljen e negociatave, krimin e organizuar dhe varfërinë. Për këtë ka një rakordim të përbashkët mes PD dhe LSI”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pas protestës së opozitës në dhjetor të 2017, u shpreh se shumë shpjet do të firmoste një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PD, Lulzim Bashën, ku do të përfshihej edhe aleanca parazgjedhore PD-LSI për zgjedhjet lokale të 2019. Edhe në 9 prill të 2018, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se LSI ishte pranë një marrëveshje me Partinë Demokratike për të hyrë së bashku në zgjedhjet lokale të 2019. Por, vetëm 20 ditë më vonë, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi statusin e ri, i cili vështirëson miratimin e marrëveshjeve parazgjedhore me partitë e tjera.

Marrëveshjet politike me votën e Këshillit Kombëtar

Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha i duhet që të bindë shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD për të miratuar një marrëveshje të mundshme me LSI, për zgjedhjet lokale të 2019. Statusi i ri i PD, i miratuar në prill të këtij viti, përmes polemikash dhe kundërshtish të shumta, nën nenin 50 pika ‘d’ parashikon që Këshilli Kombëtar miraton koalicionet para apo pas zgjedhore. Ndërkaq, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë sa i takon koalicioneve. Sipas sondazhit, 54 % e delegatëve ishin kundër një koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Statuti i ri

Statuti i ri i Partisë Demokratike ka vështirësuar nënshkrimin e aleancave politike dhe parazgjedhore me partitë e tjera politike. Basha i duhet që të bindë shumicën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD për të miratuar një marrëveshje të mundshme me LSI.

Lëvizja e LSI

LSI, e cila ka 8 muaj që pret Lulzim Bashën për firmosjen e paktit politik, ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke i dhënë një mesazh të qartë Partisë Demokratike, se mund të hyjë edhe vetme në zgjedhje./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Prokuroria kosovare kërkon rigjykimin e imamit të Prishtinës Krasniqit

Prokuroria kosovare kërkon rigjykimin e imamit të Prishtinës Krasniqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In