Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot një tjetër kandidat për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Kandidati i PD për Finiqin, është Lefter Karajani.
Ndërkohë, ditën e djeshme PD zyrtarizoi kandidatët për Bashkinë e Dropullit dhe Kurbinit. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, PD do të kandidojë me Arqile Deckën për Dropullin. Ndërsa kandidat i kësaj partie për bashkinë e Kurbinit do të jetë Altin Biba.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









