• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD zyrtare/ Sefa: Kush do që të bëjë reformë zgjedhore me dyer të mbyllura, ka bërë llogaritë gabim

by Java News
24/01/2024 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i Komisionit të Reformës Zgjedhore i propozuar nga Partia Demokratike, Indrit Sefa është shprehur se pretendimet e ngritura për zvarritje të punës së këtij komisioni nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë totalisht të gënjeshtra dhe dashakeqëse.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai tha se propozimet e PD-së për reformën zgjedhore, u hodhën poshtë nga Partisa Socialiste e cila sipas tij jo vetëm që nuk i pranoj ato për në mënyrë arrogante nuk paraqiti asnjë propozim alternativ për ndryshimet e nevojshme dhe të kërkuara nga OSBE/ODIHR.

Ndërkohë ai thekson se për sa i përket pretendimeve të disa nga anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore të propozuar nga ana e Partisë Demokratike, asnjë prej tyre nuk ka sjellë asnjë propozim madje as kanë denjuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit dhe as kanë bashkëpunuar me ekspertët e caktuar nga PD.

Postimi i plotë:

Në cilësinë e ekspertit të Komisionit të Reformës Zgjedhore i propozuar nga Partia Demokratike dua t’ju vë në dijeni që pretendimet e ngritura për zvarritje të punës së këtij komisioni nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë totalisht të gënjeshtra dhe dashakeqëse.

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar disa mbledhje dhe më konkretisht:

06.09.2022, dt. 03.10.2022, dt. 31.10.2022, dt. 16.12.2022. Gjatë kësaj periudhe është bërë një punë shumë voluminoze nga ana e Partisë Demokratike dhe ekspertët e saj për të paraqitur një draft ndryshimesh që do të implementoheshin në zgjedhjet vendore të 14 Maj-it.

Propozimet e Partisë Demokratike adresonin rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe i jepnin zgjidhje në themel problemeve të ngritura në Raportin e Monitorimit të  vitit 2021.

Partia Demokratike propozoj që në zgjedhjet e 14 Maj-it të kishim “Lista të Hapura” për Këshilltarët Bashkiak duke i dhënë mundësinë qytetarëve të votonin për të preferuarit e tyre dhe që mos të zgjidheshin këshilltarët sipas preferencës së kryetarëve të partive. PD propozoj ndryshimet e domosdoshme të Kodit Zgjedhor që ndalonin qeverinë të ndërhynte dhunshëm gjatë periudhës zgjedhore me përdorimin e administratës shtetërore, përdorimin e buxhetit të shtetit për qellime elektorale, propozoj ndryshime të Kodit Zgjedhor për respektimin e kohës televizive për partitë politike nga operatorët e medias, propozojë rregullime të domosdoshme për shpenzimet në fushatën zgjedhore si dhe monitorimin e portaleve elektronike dhe çdo forme tjetër komunikimi për të garantuar barazinë e armëve në fushatë zgjedhore si dhe një sërë propozimesh të tjera të cilat u paraqiten si draft ligj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Të gjitha këto propozime u hodhën poshtë nga Partisa Socialiste e cila jo vetëm që nuk i pranoj ato për në mënyrë arrogante nuk paraqiti asnjë propozim alternativ për ndryshimet e nevojshme dhe të kërkuara nga OSBE/ODIHR.

Për sa i përket pretendimeve të disa nga anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore të propozuar nga ana e Partisë Demokratike ju deklarojë në përgjegjësi të plotë që asnjë prej tyre nuk ka sjellë asnjë propozim madje as kanë denjuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit dhe as kanë bashkëpunuar me ekspertët e caktuar nga PD.

Për të qënë transparent me të gjithë qytetarët po ju publikojë të gjithë komunikimin elektronik që kam me ta dhe kërkesën time të për të bashkëpunuar me secilin prej tyre.

Unë e kuptoj luftën politike për interesa të vogla dhe meskine por të mohosh punën e disa njërëzve që me përkushtim maksimal kanë bërë për llogari të Partisë Demokratike do të thotë që mohosh vetën.

Kushdo që pretendon të bëjë një reformë me dyer të mbyllura për të rregulluar ca punë të vetat i ka bërë llogaritë gabim, propozimet e Partisë Demokratike janë në dritën e diellit, nëse duan reformë për shqiptarët ti nxjerrin propozimet e tyre publikisht që ti shohin qytetarët./m.j

Next Post
Sherri mes demokratëve për ‘Zgjedhoren’, Sula i përgjigjet Alibeajt: Pse u kujtove për reformën kur t’u hoq karrigia?

Sherri mes demokratëve për ‘Zgjedhoren’, Sula i përgjigjet Alibeajt: Pse u kujtove për reformën kur t’u hoq karrigia?

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Kta deputet si ata te monsters se vicidolit,dhe deputet e k/hajdutit nuke duan te ndryshojne sistemin zgjedhor.Po te ndryshoje sistemi zgjedhor,asnji nga kta palaco me emrin deputet nuke fiton kurre me.Nuke i votojne me shqiptaret kta plehra,prandaj eshte qedhimi i tyre te neglizhojne me cdo kushte ndryshimin e sistemit zgjedhore.Prandaj duhet patur shume kujdes nga kta hiena 32 vjet ne pushtet te pa merituar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Aeroportin e Vlorës

October 5, 2026
Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

Berisha në SPAK: I thashë Dumani se është Altin Gjoka Troplini Hajri! Armik i pluralizmit dhe…

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com