• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Zgjatjen e mandatit të KPK ta diskutojmë bashkë me propozimet tona për ndryshime kushtetuese! PS: Vetingu nuk ka kohë për të pritur

by
01/11/2021 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur me mosdakordësi mes palëve, mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet propozimi i PS për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut.

I pari që mori fjalën ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj i cili theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhet.

Sipas tij, mbledhja duhet të shtyhet pasi kjo çështje duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se mbledhja duhej të mbahej më 3 nëntor.

Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Klotilda Bushka tha se mazhoranca propozon që nismat të propozohen veç e veç dhe jo të gjitha së bashku pasi zgjatja e afateve të vettingut nuk pret pasi KPK ka mandat deri në qershorin e ardhshëm.

Rushaj: Propozojmë shtyrjen e mbledhjes. Të bëhet mbledhja e përbashkët në datë 3 nëntor ku të diskutohen edhe nismat e dy palëve.

Bushka: Nisma përfshin një grup të caktuar interesi, ku do të kërkohet dhënia e mendimit të tyre. Kjo nismë do të përcaktojë vlerësimin e domosdoshme të shtyrjes së afateve të institucioneve të vettingut. Nisma e PD në fakt ka të ëbëjë me shumë çështje brenda saj që do të kërkojnë më shumë kohë. Vetëm para disa ditësh në lidhje me reformën zgjedhore, kolegët e PD kanë paraqitur një kërkesë për ngritjen enjë komisioni të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kërkohet kohë dhe konsultim më i gjatë. Ne propozuam që nismat të shqyrtohen veç e veç dhe jo sëbashku.

Bardhi: Veprimtaria e komisioneve nuk është çështje opinioni. Kjo mbledhje e përbashkët bazohet në punimet e kuvendit. Një çështje nuk caktohet nëse nuk përfshihet në kalendarin e punimeve. Konferenca ka vendosur që të bashkojë këto iniciativa. Që do të thotë se kryetarja e Kuvendit në momentin që nxjerr urdhrin, do të duhet të ndjekë atë që ka miratuar Konferenca e Kryetarëve. Bëhet fjalë për ndryshime kushtetuese. Kjo është iniciativë që kërkon vota të përbashkëta, e më shumë se një grupi parlamentar dhe do të duhet të ndërtohet një proces i përbashkët. Një ndryshim ligjor, kushtetues, mund të prekë më shumë se një çështje, gjyqësorin, parlamentin. S’do ndërhyjmë 7 herë në kushtetutë, por vetëm një herë. Ndaj kërkojmë shtyrjen e kësaj mbledhje siç propozoi kryetari i grupit. Mos na detyroni ne që të shkelim rregulloren e Kuvendit, që ka caktuar të dyja çështjet që t’i diskutojmë bashkë.

Nikolla: Sot jemi mbledhur në respekt të rregullores. Do të ndiqet në respekt të rregullores, procedura dhe për iniciativën tjetër. Mendoj që të hedhim në votë propozimin për të vijuar rendin e ditës.

Rushaj: Nuk është prioritare kur do marrin rrogën 14 vetë, nëse nuk pranoni as kaq, do të thotë se nuk doni fare opozitën në tavolinë.

Nikolla: 
Fakti që jeni refraktar ndaj kësaj tryezë s do të thotë se nuk ju duam në tavolinë, komente të tilla s ju shkojnë për shtat. le ta hedhim në votim

Felaj: Është tërësisht legjitime si mbledhje, ka një iniciativë paraqitur nga 1/5 e deputetëve. kryetarja ia ka vënë në dispozicion deputetëve. Ky nen nuk na lejon të mblidheshim para dy javësh. Nuk ka lidhje konferenca se nuk vendos konferenca për këtë. Jemi mbledhur komform nenit 77 A, nuk është bërë ende dy javë, ta ndalon rregullorja, nëse doni ta përdorni si justifikim për të mos u ulur bashkë është gjë tjetër. ju ftoj të mos nxitoheni, kërkesa juaj mund të realizohet në vijim por jo sot. S’mund të merret në shqyrtim pa kaluar dy javë. Çështja është e thjeshtë, do zhvillojmë këtë procedurë sot, sikur do veprojmë edhe për nismën tuaj.

Alibeaj: Ka shumë tension, s’duhet të ketë, jemi në fillim të diskutimit të dy nismave të depozituara të njoftuara prej jush. kjo nuk është dhe s’ka si të jetë kushtetuta e maxhorancës apo opozitës. Është kushtetuta e shqiptarëve, duhet parë në mënyrë integrale. S mund të ketë 2 kushtetuta. T’i bëjmë thirrjes arsyes dhe rregullores, mos përfitojmë nga fakti që publiku s është aq familjar me procedurat. Me një tempizëm ekstrem.. ju kujtoj që rregullorja thotë shqyrtimi mund të nisë jo më shpejt se dy javë, ndërkohë kërkesa logjike është duke ruajtur të njëjtin temp kërkesa jonë është shqyrtimi të nisë dy javë e tre ditë, të mërkurën.

/b.h

Next Post
Bashkëpunonte me Habilajt, SPAK kërkon 8 vite burg për ish-policin Gjergj Kohilla

Bashkëpunonte me Habilajt, SPAK kërkon 8 vite burg për ish-policin Gjergj Kohilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In