• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vijon të kërkojë llogari: Qeveria po na fsheh paratë, nuk e dimë çfarë po bëhet me katër tendera

by A R
06/04/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po fsheh paratë e shpenzuara për të blerë pajisje mjekësore.

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj doli në një deklaratë për mediat ku tha se Ministria e Shëndetësisë i ka klasifikuar ‘sekret shtetëror’, katër tenderat që kujdesen për blerjen e këtyre pajisjeve.

PD i kërkon KLSH dhe SPAK të verifikojnë procedurat dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore personat që abuzojnë me paratë e shqiptarëve. Alibeaj ka ngritur edhe tre pyetje për kryeministrin Rama duke thënë se sot e ka mundësinë të përgjigjet.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt

Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.

Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh:

-të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore

-të blejë kite për laboratorin e QSUT-së,

-të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19,

-të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë:  Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës.

Por disa javë më vinë  qeveria urdhëroi blerjet urgjente dhe i klasifikoi ata si sekret shtetëror.

Kjo do të thotë se opinioni publik nuk duhet të dijë, nëse qeveria i ka shpenzuar paratë e tyre në mënyrë të ndershme apo jo.

Duke klasifikuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID 19 si sekret, mungesa e transparencës është skandaloze:

-Ka zero të dhëna si u përzgjodhën kompanitë fituese.

-Ka zero informacion për ofertat e kompanive.

-Ka zero informacion për kriterete cilësisë së mallit të blerë.

Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë.

Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:

1.Pse nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?

2.Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?

3.Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca!

Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Të dashur bashkëqytetarë,

Të abuzosh me tenderat apo të paracaktosh fituesit e tyre është krim në çdo kohë. Por ta bësh këtë në kohën kur rrezikohet shëndeti, jeta dhe puna e qytetarëve kjo është më shumë se kriminale. Është antinjerëzore.

Next Post
Koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz, shënohen afër 34 mijë viktima në të gjithë botën

Vijojnë shifrat tragjike në Britaninë e Madhe, 439 të vdekur në orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In