• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vijon akuzat ndaj Vangjush Dakos: Nuk i ke bërë llogaritë mirë!

by Java News
20/11/2018 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Valentina Duka përmes një deklarate për mediat ka sulmuar sërish qeverinë Rama, duke sjellë në vëmendje “dosjes 339” dhe përfshirjen e Vangjush Dakos në blerje votash në Durrës.

Sipas Dukës, shefi i qeverisë instaloi në të gjithë Shqipërinë skemën e vjedhjes së votave përmes të njëjtës skemë siç bëri me qytetin bregdetar të Durrësit. Ajo deklaroi se Dako ka zgjedhur të fshihet, por kjo shton ajo nuk e shpëton nga akuzat për dosjen e mësipërme.

“Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim. Fshehja dhe heshtja për krimin elektoral në bashkëpunim me bandat, pazaret okulte që bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk  prishin provat e dosjes voluminoze 339.

Vangjush Dako është fshehur nga opinion publik me shpresën se duke mos u shfaqur para qytetarëve, duke heshtur dhe duke mos dhënë llogari, krimi i tij elektroal do të harrohet.

As fshehja, as heshtja, as pazaret e tij okulte që ai bën me Edi Ramën dhe prokurorinë, nuk mund të prishin provat e krimit të tij, blerjes së votave me bandat. Përgjimet në dosjen 339 janë me qindra. Ato që kanë dalë deri tani janë vetëm fillimi.

Përgjimet në dosjen 339 nxjerrin zbuluar bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve në bashkinë e Durrësit dhe deri në kryeministri.

Në dosjen 339 provohet skema që Edi Rama ndoqi në Durrës, Dibër, Lezhë, Shkodër, Elbasan e në të gjithë Shqipërinë, për të bashkëpunuar me bandat lokale të krimit të organizuar, sipas pazarit “vota në këmbim të tenderave dhe mosndëshkimit prej policisë”.

Vangjush Dako është emblema e kësaj qeverie të dalë nga votat e blera të shqiptarëve të varfër, prandaj ai e ka vendin  prapa hekurave si shembulli i parë i ndëshkimit të krimit elektoral.”, tha ajo.

a.ç

Next Post
LGBT/ Nano te Provokacija: Populli i prapambetur se ka më shumë Myslim Murriza sesa gay

Muç Nano: Historia është kuçkë e keqe, Enver Hoxha mund të rivlerësohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com