• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD vdiq. Llogaritë e fundit në mungesë të testamentit politik

by Plator Nesturi
13/01/2022 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

“Mbreti vdiq. Rroftë Mbreti”. Kjo shprehje shoqëronte dikur çdo kapërcim pushteti nga një pasardhës tek tjetri. Pas vjekjes së Monarkut të vjetër, dinjnjitarët i përkuleshin mbretit pasardhës si një dëshmi se shteti vijon ekzistencën e vet duke ruajtur karakterin e tij unitar dhe se pas çdo dhimbjeje lind një shpresë me energji të reja. Sentenca e mësipërme në ditët e sotme ka vlerë jo thjesht në vendet monarkike por në çdo transferim të pushtetit që nga presidentët, kryeministrat e deri në liderët që marrin misionin e tyre për ta rritur një forcë politike e për ta afruar drejt pushtetit. Vveçse liderët sot nuk vdesin për ta trashëguar tjetri, por është vota ajo që ua mbyll ciklin politik apo i mban në jetë.
Vetvrasja politike e partisë që dominoi në 30 vite
Në rastin e asaj çka ngjau në PD sentenca “Mbreti vdiq. Rroftë Mbreti” nuk gjen aspak vend. Madje i rri tepër larg pasi nuk dihet se kush vdiq, kush vijon të rrojë dhe kush e ka trashëguar politikisht. Mund të thuash askush, pasi në katër muaj të një lufte të brendshme civile, palët u asgjësuan mes veti aq sa sot mund të thuhet se PD vdiq. Akti i fundit i saj u luajt në 8 janar ku u dogj dhe ura e fundit që e mbante ende kumunikimin midis dy fraksioneve të asaj që përbënte PD e unifikuar. Tashmë është tepër vonë dhe në analizat në vijim duhet të mësohemi që atë çka dikur ishte PD ta trajtojmë si dy realitete të ndryshme që kanë marrë drejtime të veçanta dhe ku secila do të ketë zhvillimet e veta të brendshme për të marrë çka mundet elektoralisht nga kufoma e shtrirë e PD-së.
Sulmi i Berishës me të vetët për të marrë me dhunë kështjellën e PD dhe fortifikimi i Bashës për të mbrojtur me çdo kusht zyrën e vet, do të mbeten imazhet e fundit të mbylljes së ciklit të një partie që dominoi në skenën politike shqiptare në 30 vita dhe që drejqoi shtetin në gjusmën e kësaj periudhe. Pas kësaj nuk mund të ketë kthim prapa, as mundësi për refleksione apo rrugë të reja për ta mbajtur të bashkuar si forcë politike. Në këtë përplasje të dhunshme nga e cila nuk fitoi askush, tashmë pak vlerë ka edhe ndërtesa kush e ka në zotërim, edhe vula apo sigla. Një parti e përbëjnë njerëzit dhe përderisa palët janë të gatshme të përgjaken e të thyejnë kafka me gurë, atëherë fijet që lidhin interesat e përbashkëta të anëtarëve që përbëjne një parti, tashmë janë të shpërbëra. Tashmë gjithësecili në punë të vet. Është e kotë retorika postsulm si nga ana e Foltores se vajtëm në shtëpin tonë por na ishin mbyllur dyert, ashtu edhe justifikimi i “pafajshëm” i lejtnantëve të Bashës se ndodheshin brenda për mbledhje pune dhe se blindimi i dyerve kish motiv dekorativ. Në 8 janar protestuesit e nxitur nga Foltorja nuk vajtën për të hyrë në PD, por për të nxjerrë me forcë që andej Bashën me të tijët. Po ashtu pak vlerë kish dhe festa e fitores për të ngujuarit pse portat e blinduara dhe ndërhyrja e policisë i mbajtën jashtë sulmuesit. Nuk ka triumf kur një pjesë e konsiderueshme e partisë mbetet jashtë pasi ske çfarë ti gëzosh shumë një poltroni të rrënuar kur pas gjithë kësaj ngrehina e PD-së ka rënë.
Kështjella u shkërmoq dhe tashmë nuk i duhet askujt. As atij që sulmoi për ta marrë dhe për të ngritur flamurin e fitores, as atij që i bëri dekorin e dyerve. Gjithkush mori drejtimin e vet por të dyja palët janë të ndërgjegjshme se PD vdiq. Dhe i pari që u shkoi për ngushëllim ishte Rama ndërsa thirri një bashkëbisedim online me demokratët.
Mungesa e liderëve si shterim i PD
Është fatkeqësi që PD-së i ka shteruar prej kohësh limfa që mund të prodhojë liderë. Fakti që sot mbeten si të vetmit protagonistë Berisha dhe Basha, njëri si lider i së shkuarës dhe tjetri si lider i humbjes së vazhdueshme dëshmon se kjo forcë politike është e ezauruar, pa ide, pa forcë për të prodhuar politikë e ca më pak të japë shpresë. Mangësia për të prodhuar liderë është treguesi se mungon dhe shpresa për tu ndryshuar e përmirësuar ckka natyrshëm të çon tek mungesa e përgjesësisë. Dhe kur nuk je më i përgjegjshëm për të mirëmbajtur e transformuar forcën tënde politike, imagjino ku mund të shkojë papërgjegjshmëria nëse për fat të keq të duhet të drejtosh shtetin.
E veçanta është se fajtorë për mungesën e një lidershipi alternativ në PD e kanë pikërisht dy antagonistët e sotëm që e çuan partinë më të madhe të opozitës drejt vetvrasjes politike. Berisha, ndërsa dorëhiqej në 2013 pas humbjes së zgjedhjeve imponoi brutalisht Bashën si pasues të tij duke iu kundërvënë çdo rivali në garë ndaj beniaminit të vet. Si të mos mjaftonte me kaq, po Berisha ish ai që preu në vijim çdo pemë që mund ti bënte hije fidanit në rritje Basha për të cilin përkujdesej. Ne vijim kryetarit Basha, në tetë vita opoxitë nuk i mbetej tjetër që të kosiste edhe barin nga frika se mos dilte ndonjë gëmushë që mund ti çirrte këmbët.
Tashmë kur prej muajsh po shihej qartë që gjithshka po shkonte në zgrip dhe trashëgimia 30 vjecare e PD-së po shkiste drejt greminës, në fushë nuk kish mbetur askush që mund të merrte përgjegjësinë e logjikës politike dhe të mendjes së ftohtë përballë çmendurisë asgjësuese të të dy palëve në konflikt. Sesa tragjike është kjo mjafton të kujtosh se shumica e antërësisë së PD-së në fakt ishte mënjanuar nga kjo shfaqje e kaosit patologjik dhe po ndiqte me dëshpërim ngjarjet e betejave për kupolën. As Berisha dhe as Basha nuk e zotëronin këtë shumicë ndaj dhe kaluan në veprimet dëshpëruese dhe aventureske të sulmit në godinë apo të blindimit nga uzurpuesit. Ishte një lojë ku u hodhën të gjitha fishat, për të fituar o të gjitha o asgjë. Por në fund nuk fitoi askush përveçse e pësoi PD. Pas kësaj, llampa e fundit e asaj që dikur përbënte PD-në që mbajmë mend, u shua. Mungoi pikërisht një zë përfqaësues i kësaj shumice përfaqësuese të anëtarësisë së demokratëve që të mund të impononte një zgjidhje ndryshe, larg ekstremizmit dhe që mund të linte të hapur rrugën e trasformimit për të gjithë së bashku.
Llogaritë e fundit pas një vdekjeje pa testament politik
Berisha dhe Basha në këto 10 vite të historisë së PD, ishin si organizma simbiotikë që nuk mund të mbijetonin pa njëri tjetrin. Basha nuk mund të jetonte politikisht pa Berishën ndërsa Berisha mbijetoi si lider on line i PD-së nëpërmjet një Bashe të dobët. Tashmë që të dy i prenë lidhjet dhe sulmojnë njëri tjetrin, së bashku me eleminimin e kundërshtarit kanë vulosur dhe fatin e tyre të vetasgjësimit.
Berishës i rri ngushtë kryetarllëku i një force të re politike, ndërsa Basha mund të jetë i gëzuar edhe për aq pak sa i mbetet. Gjithësesi të dy, ashtu si dhe shumë analistë, bëjnë llogaritë se si mund të ndahet çka mbetet nga një parti që në zgjedhjet e para një viti arriti të grumbullojë 600 mijë vota. Në të gjitha rastet të dy së bashku as në ëndërr nuk mund ti afrohen kësaj shifre përderisa graviteti politik i secilit as që mund të krahasohet me atë që dikur përfaqësonte PD e bashkuar. Për më tepër që të dyja palët për një kohë të gjatë do vijojnë ende luftën për të asgjësuar përfundimisht njëri tjetrin sesa do të arrijën të jenë përfaqësues të popullit opozitar. Ndaj në planin afatshkurtër analizat për pjesëtim trashëgimie kanë të bëjnë me gjëra më të prekshme: me grupin e deputetëve.
Nga 61 deputetë aktualë me siglën e PD-së, po të heqësh deputetët e aleatëve, shifra shkon në 53. Mbi këtë bazë bëhen llogaritë të ndarjes me llokma thua se janë gjë e gjallë. 14 te vatha e Berishës dhe pjesa e mbetur te vatha e Bashës. Vështirë se mund të ndodhë kështu.
Pas vdekjes së asaj që ish PD, vështirë se mund ti mbajë kush deputetët në vathën e tij apo ti konsiderojë si pronë në mbështejen e tyre. Përkundrazi. As Basha nuk ka më peshë imponuese për të ushtruar lidershipin ndaj tyre, dhe as deputetët nuk do të jenë aq të urtë ndaj një kryetari të dobët. Madje është Basha ai që u ka borxh mbështjen kur e sulmonte Berisha. Nga ana tjetër edhe vetë Berisha nuk ka më energjinë dhe as motivin për ti patur të bindur grupin e deputetëve që iu bashkëngjit. Për më tepër që Berisha do të vijojë ende të harxhojë energji për hallin e tij me çështjen non grata. Në këto kushte trashëgimia parlamentare e PD do të hetë një shthurje e plotë dhe ku secili deputet do shohë hallet e veta, aq më tepër që askush nuk e ka të sigurt më prej kryetarëve se do të ketë madat të sigurt në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë kaos që parashikohet ku do të ketë lëvizje të befta, mosbindje e deri në alenca të çuditshme me lloj lloj faktorësh, nuk pritet asgjë e mirë në rradhët e opozitës. Tashmë jemi në process dekompozimi. Mbi këtë pleh organik shpresohet të nisë procesi për ringritjen e një opozite të re, më modern dhe që çka ngjau të shërbejë për mësim.

Som
Berisha dhe Basha në këto 10 vite të historisë së PD, ishin si organizma simbiotikë që nuk mund të mbijetonin pa njëri tjetrin. Basha nuk mund të jetonte politikisht pa Berishën ndërsa Berisha mbijetoi si lider on line i PD-së nëpërmjet një Bashe të dobët. Tashmë që të dy i prenë lidhjet dhe sulmojnë njëri tjetrin, së bashku me eleminimin e kundërshtarit kanë vulosur dhe fatin e tyre të vetasgjësimit.

Next Post
rama

109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit/ Rama: Përulje para dëshmorëve dhe respekt për kontribuesit e saj

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Respekte z. Nesturi! Por, interpretimi qe i ben sloganit ” Mbreti vdiq, rrofte mbreti!” eshte jo korrekt . Nuk nenkupton vazhdimin, respektin per pasuesin por eshte si konfirmim i besnikerise, ne kuptimin e sentences latine : similis similis qurantum; contrario – contrario curantum!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

December 30, 2025
“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

December 30, 2025
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

December 30, 2025
Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

December 30, 2025
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

December 30, 2025
Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

December 30, 2025
Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

Nuk kursejnë as trenat, 3 “skifterë” shqiptarë bien në pranga, një procedohet. Kapen në flagrancë duke vjedhur, ja çfarë ju gjet…

December 30, 2025
Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

Tronditet Peja nga ngjarja e rëndë/ Një djalë dhe një vajzë gjenden të vdekur në një vilë. Ja detajet e para

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com