Partia Demokratike ka denoncuar sot emërimin e Gjet Ndojit në krye të arkivit të shtetit. Në një dalje për mediat, deputeti i PD Genc Pollo theksoi se Ndoji është larguar nga policia në vitin 2000 si përgjegjës për grabitjen e bankës, vjedhjes së mjeteve dhe për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave. Sipas tij me urdhër të Edi Ramës ai është vendosur në krye të Arkivit të Shtetit, ndërsa shtoi se ky është një tjetër rast që tregon se dekriminalizimi duhet të bëhet sa më parë.
“Në arkivin e shtetit është caktuar drejtor me urdhër të Kryeministrit Edi Rama në ish-Major. Bëhet fjalë për shtetasin Gjet Ndoji, i cili në vitin 2000 është përjashtuar nga Policia e Shtetit për grabitjen e bankës, vjedhjes së mjeteve dhe për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave. Majori, të gjitha këto zullume i ka bërë kur ishte shefi i policisë në Kukës dhe është larguar nga Ministri i asaj kohe Spartak Koçi. Rama duhej të ishte konsultuar me SHISH. Është shumë e rëndësishme që një orë e më parë një ligj për dekriminalizimin që të miratohet nga Kuvendi dhe jo nga zyra e Edi Ramës.” u shpreh Pollo










