• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: TVSH nuk transmeton ndeshjet e kombëtares, u favorizuan klientët e Ramës

by A R
11/06/2016 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit rama për mostransmetimin e dneshjeve të kombëtares nga Televizioni Publik Shqiptar. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Luçiano Boçi tha se prokuroria duhet të nisë hetimin, pasi sipas tij drejtori i ri i TVSh Thoma Gëllçi favorizoi me urdhrin e Ramës kompanitë private.

Ja deklarata e Boçit:

RTSH fsheh blerjen e realizuar me negociata, për të drejtën e transmetimit të kampionatit Europian nga TVSH. – Ish drejtori i komanduar Martin Leka, në seancën dëgjimore në Komisionin e Edukimit të datës 25. 11. 2015 e ka pohuar dhe mbrojtur një gjë të tillë, pas insistimit tonë. – RTSH e Gëllçit “gropos” dhe sakrifikon 1.5 milion euro (850 mijë Euro blerja + 700 mijë euro, nga të ardhurat e reklamave), para të publikut (Procesverbali i mbledhjes poshtë) – Gjithçka bëhet për interesat e “të tretëve”, për xhirot miliardere dhe fitimet marramendëse. – Po Kryeministri ku e ka vendin këtu?!!! Nuk e dinte?! Kam frikë se e ka urdhëruar vetë! Insistimi për të vendosur Gëllçin “e nxorri paksa kokën”! Ka dhe më!!! – Prokuroria duhet të nisë menjëherë çështjen, për të vënë para përgjegjësisë “killerat” e parave të publikut dhe të interesit të publikut sikurse dhe të emocioneve të tij.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk do të kenë mundësi të ndjekin live sot e në vazhdim nga Franca, Himnin e flamurit dhe përballjen e Kombëtares në Kampionatin e parë ëndërr europian. Arsyeja fare e thjeshtë: TVSH nuk e transmeton, pavarësisht se drejtuesit e saj kanë pohuar e pranuar blerjen e kësaj të drejte, e cila është “grisur” për interesa klieteliste.  Një pjese të mirë të shqipatrëve nuk jua mban xhepi ta blejnë këtë shërbim. Nuk munden ekonomikisht. Nuk mund të ndjekin nga pas kryeministrin me shpurën e tij në stadiume, mgjs janë tifozë më të mëdhej dhe më të sinqertë se ai. TVSH si i vetmi tv publik dhe i vetmi tv me shtrirje gati 100% në territor refuzon ta transmetojë.  Megjithëse mbahet me paratë e taksapaguesve, drejtuesit e rinj të RTSH, kanë preferuar talljen publike me publikun. Sugjerimi tyre cinik dhe arrogant, ishte që ndeshjet mund t’i ndiqnin live nga Radio Tirana. Domethënë si dikur. Si dikur “në kohën e qepës”, kur Gëllci ishte kryeredaktor i “Zërit të popullit”. Nxjerrje gjuhe më të plotë se kjo nuk ka!!! Sigurisht na ka marrë malli për zërat e të mëdhejve komentatorë Borova e Shqarri, por është absurde dhe e pakonceptueshme që në kohën e revolucionit teknologjik, të ndjekësh në radio një ndeshje. Procesverbali i mbledhjes zbardh qartë blerjen me negociata nga ana e TVSH, arsyet e mossuksesit të parë, shumën e shpenzuar dhe atë që do të vinte si e ardhur nga reklamat. Është e shkruar “e zezë mbi të bardhë” që ndeshjet do të transmetoheshin nga TVSH!!!

p.s Skandali tjetër i rradhës, i 8.2 milion eurove për mirëmbajtjen po vjen….

/a.m.

Next Post

Këlcyrë/ Asgjësohen 1476 bimë kanabis, në kërkim autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In