• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Vlahutin apel politikës: Punoni bashkë! Të ndëshkohet korrupsioni në nivele të larta

by Java News
25/04/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin i ka paraqitur Komisionit Parlamentar të Integrimit progres raportin e KE për rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave.

Siç duket vizita e Vlahutin në komision ka bërë që opozita të thyejë bojkotin, pasi kishte paralajmëruar që këtë javë nuk do të merrnin pjesë në Komisionet Parlamentare.

Ambasadorja deklaroi se KE mendon se Shqipëria është gati për negociatat dhe kërkoi bashkëpunim pozitë-opozitë.

Vlahutin vlerësoi edhe marrëveshjen Rama-Basha, duke e cilësuar si model për rajonin.

“Marrëveshja e 17 majit, model për vendet e rajonit”, tha Vlahutin

“Duhet konsensus dhe punë e përbashkët në rrugën drejt BE. Duhet vullnet politik për finalizimin e reformave. KE mendon se Shqipëria është gati për negociatat. Bisedimet dypalëshe me Greqinë janë një zhvillim fantastik, ndërkohë që raporti vlerëson luftën ndaj drogës, krimit dhe korrupsionit. Raporti evidenton progresin në reformën në drejtësi“, deklaroi Vlahutin

Ambasadorja e BE theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet sfidë për BE.

Ambasadorja paralajmëroi se sfidat që mbeten përpara janë akoma më të mëdha. Ajo përmendi zbatimin e ligjit antimafia, një ligj për financimin e partive politike, por kryesore mbetet ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

“Numri i ndjekjeve penale mbetet ende i ulët dhe kjo duhet të përmirësohet dhe kjo do të ndodhë kur të kemi SPAK-un dhe kur një pjesë e gjyqësorit të jetë rivlerësuar. Komisioni do të shohë me kujdes ndjekjet penale dhe dënimet për korrupsionin dhe kjo do të kërkojë një përpjekje të madhe”, deklaroi Vlahutin.

Javanews.al/a.ç

Next Post
Moti për sot/ Shijojeni diellin, ja si do variojnë temperaturat

Parashikimi, temperatura mbi normalen edhe ditët në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com