• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD tentoi të bllokojë ndërtimin e rr. “Xhon Belushi”, Veliaj: Kur afron fushata, dalin ‘kllounët’ dhe shpifin!

by
09/01/2023 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Neës 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet edhe lidhur me përpjekjen e deputetëve të PD-së, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, për të bllokuar punimet në rr. “Xhon Belushi”, për të cilët kryebashkiaku tha se janë të njëjtët personazhe që kanë bllokuar edhe punë të tjera në qytet.

“Është e njëjta zonjë e cila i ka humbur të gjitha betejat me mua për shpifje. Me paratë e gjyqeve ku zonja Vokshi është dënuar si shpifëse profesioniste janë blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës. Zotëria tjetër, Strazimiri, mbahet mend tërë jetën e tij, edhe kur të dalë në pension, si njeriu që donte të prishte këndin e lodrave të fëmijëve, madje mori edhe pistoletën të protestonte kundër fëmijëve. Ja ku është këndi i lojrave sot! Thirrja për të gjithë qytetarët është: Kujtoni atë shprehjen amerikane: kur vjen cirku në fshat, dalin të gjithë kllounët që ta përshëndesin. Ardhja e fushatës është paksa si cirku në fshat dhe lloj-lloj kllouni, i çdo lloji partie, del që të përshëndesë cirkun dhe shpifin”, u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se opozita e ka mendjen te dhuna dhe pengesa e punëve të mira, ashtu siç bëjnë gjithmonë me projektet në Tiranë.

“Dje ka qenë përvjetori i djegies së selisë së PD, ku dhanë shembullin më të rëndomtë të politikës në 30 vitet e fundit, se si një parti është gati të djegë shtëpinë e saj për pushtet dhe për disa vota. Dje ka qenë një përvjetor shumë i vështirë për ta, ndaj është dashur të merren me një rrugë periferike të Tiranës. Zonja e shpjegoi me fjalët e veta: I referohet datës 19 dhjetor. Ne sot kemi mbaruar javën e parë të janarit, jemi në 9 janar. Për të gjithë këto arsye, në 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja, kanë qenë projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndom, në qindra rrugë të Bashkisë, Bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë. Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet, dhe nuk mund ta linim rrugën deri në 2-3 muaj, sa vijojnë procedurat. Zonja do ketë shumë punë këtë vit sepse ne do bëjmë qindra rrugë të tilla. Ky do jetë viti i ndërhyrjeve kapilare”, sqaroi Veliaj.

/e.d

Next Post
S’kanë marrë rrogën e dhjetorit, Sindikata: Vonesat në çdo fillim viti. DPAP: Ja kur kalojnë pagat në llogarinë e arsimtarëve

S'kanë marrë rrogën e dhjetorit, Sindikata: Vonesat në çdo fillim viti. DPAP: Ja kur kalojnë pagat në llogarinë e arsimtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com