• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD: Tahiri mbulon krimin me krim, pranon lidhjen me bandën e drogës

by
18/09/2015 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD:  Tahiri mbulon krimin me krim, pranon lidhjen me bandën e drogës

Partia Demokratike ka akuzuar sot sërish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili sipas opozitës, në përpjekje për të mbuluar një krim, zbuloi një krim tjetër.

“Si pa të keq, ndoshta nën efektin e substancave trullosëse Saimir Tahiri pranoi mbrëme në heshtje faktin se makina e tij private është përdorur nga habilajt për transport droge, por ai nuk paska lidhje se e paskësh shitur makinën. Ministri i Brendshëm pranoi se Audi që kanë përdorur trafikantët për të pasur lehtësi në lëvizjet e tyre, brenda vendit dhe në pikat kufitare, është makina e tij. Në një përpjekje të dëshpëruar për t’iu fshehur akuzave, Tahiri tha se e kishte shitur makinën. Por nëse e paskësh shitur, por s’ka as dokument dhe as kupon, atëherë është veprim në të zezë që dënohet me ligj”, deklaroi Ristani.  Sipas Ristanit,  këto veprime të ministrit të Brendshëm janë një krim i dyfishtë.

“Pikërisht në kohën që qeveria e tij po i merr shpirtin të pamundurve me kërbaç në dorë, kur Tahiri arreston e rras në burg berberë pa kupon tatimorë, ky vetë paska shitur pa letra makinën e tij. Një krim i dyfishtë në sytë e të gjithë qytetarëve dhe para ligjit. I gjendur përballë akuzave të rënda të oficerëve të lartë të policisë si kumbar i bandave të drogës, Tahiri fsheh një krim, me një krim tjetër”, tha Ristani.

Në fund të deklaratës së tij, Ristani në emër të opozitës kërkoi dorëheqjen e  ministrit të Brendshëm.

“Kjo bombë që i ka plasur në surrat Ramës ka për autor ministrin e tij të drogës dhe lidhjeve me bandat më të rrezikshme të drogës në vend. Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë, duhet të largohet tani nga zyra, dhe një hetim i plotë duhet të nisë pa humbur kohë.  Qëndrimi edhe një orë më shumë në detyrë do të thotë agoni për qytetarët, agoni për rendin dhe sigurinë, frymëmarje për krimin dhe për bandat”, tha Ristani.

 

 

Next Post

Meta: Raporti një karagjozllëk, ambasadori i OSBE kërkoi falje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

Ben Affleck fiton 1 milion dollarë në “Kush dëshiron të bëhet milioner”, ja si do i shpenzojë

July 30, 2026
Berisha: Rama “varrosi” Reformën Territoriale, këto janë përpëlitjet e fundit të tij!

Marrëveshja e huas me SHBA-të, Berisha: E mbështesim, por kundërshtojmë procedurën e ndjekur

July 30, 2026
Helmimi në kopshtin e Gramshit, reagon AKU: Nga përgjigjet e analizave deri tani nuk ka salmonelë!

Arrestohet edukatorja e një kopshti privat, dyshohet se dhunoi një fëmijë 2-vjeçar

July 30, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Lëvizja më e fuqishme e kontinentit”, Berisha u bën thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës

July 30, 2026
Policia shqiptare konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Del sot para gjykatës në Francë

Prangosja e Ermal Beqirajt jo rastësi, kreu i SPAK: Kishim informacion prej javësh…

July 30, 2026
Sherri/ Goditi me grushte bashkëmoshatarin në ambientet e gjimnazit, vihet nën hetim 17-vjeçari

Arrestohen kushërinjtë pas konfliktit familjar në Tiranë, njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

July 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Shërbimi i Prokurorisë kërkon një drejtues, jo thjesht një prokuror në krye

July 30, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Raporti i SPAK për 2026, Braho: 16 hetime për zyrtarë të lartë dhe mbi 440 mln euro pasuri të sekuestruara

July 30, 2026
Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

Ylli Pjetërnikaj hyn në garën për Prokuror të Përgjithshëm

July 30, 2026
Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com