• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Tahiri lufton vetëm ‘drogën’ që s’ka paguar haraçin e Ramës

by Java News
31/08/2016 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin për përfshirjen e tij me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas Dumës, droga e kapur deri më tani nga ana e policisë, është e atyre personave që nuk kanë paguar 30% tek shefat, Tahiri dhe Rama.

“Shfaqja e Tahirit në parcelat me drogë në mënyrë festive bashkë me gazetarët që merr me vete, më e pakta është konfirmim i dështimit të tij. Përpjekja për propagandë jep rezultatin e kundërt pasi vërteton se kanabisi ekziston, ka mbuluar vendin, një denoncim i përditshëm i opozitës, qytetarëve dhe partnerëve tanë. Tahiri po i bën reklamë biznesit kriminal të lejuar e të bekuar nga Edi Rama.

Edi Rama e ka mohuar deri tani se Shqipëria është mbuluar me drogë, por sot kemi menaxherin e tij kryesor në këtë fushë, Tahirin, që pozon i gëzuar nëpër parcela me kanabis. Kjo shfaqje e turpshme nuk e mbulon dot të vërtetën tjetër të hidhur të këtij fenomeni. Që në Shqipërinë me miliona rrënjë kanabis, digjen ca bimë në mënyrë selektive. Kapet ajo drogë që nuk ka paguar taksën 30 përqind tek shefat, tek Tahiri, tek Rama.

Këtë e di kushdo, dhe kjo ndërhyrje, nuk është vecse një shërbim tjetër edhe më i madh që u bëhet bandave të licencuara të qeverisë, që ta kenë të gjithë tregun për vete. Këto aksione sa për shoë, janë gjithashtu një presion që Edi Rama u bën trafikantëve klandestinë, që të paraqiten sa më shpejt, të regjistrohen në defterët e tij, të paguajnë haraçin.

E vërteta e këtyre aksioneve nuk është aspak, “askush i paprekshëm”, por askush s’mund të merret me kanabis pa paguar pjesën tek shefat, tek Tahiri, Tek Rama. Të vetmit të paligjshëm janë ata që guxojnë ti shpëtojnë skemës së 30 përqindëshit. Ky është realiteti i sundimit të vendit nga droga e nga bandat e Edi Ramës.

Kjo është sot Shqipëria e rrënuar nga ekonomia kriminale e hashashit. Është koha që shqiptarët të bashkohen e ta pastrojnë vendin nga droga, nga krimi, nga bandat e kumbarët e tyre në qeveri. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, tha Duma.

Next Post
Berisha akuza Ramës, por sebep bëhet… Elvana Gjata!

Berisha akuza Ramës, por sebep bëhet... Elvana Gjata!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In