• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon SPAK, Vokshi: Raporti i OSBE/ODIHR ulëret ndaj Ramës, ai hesht. Opozitën do ta shohin në shtator

by Java News
29/07/2021 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj gjetjet e raportit ulërasin dhe bërtasin dhe janë gjetje të njëjta me shqetësimet që Partia Demokratike ka ngritur.

“Raporti është shumë i qartë, i rëndësishëm sepse akomodon të gjitha shqetësimet e opozitës. I jep përgjigje shumë të qartë shqetësismeve të shqiptarëve. Në raport bazohet edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së. Situata e demokracisë reflektohet në gjetjet e raportit të cilat janë të njëjta me të Partisë Demokratike, një raport i cili ulëret dhe bërtet.

Raporti thekson qartë se ka pasur blerje votash. Çdo shqetësim i ngritur nga opozita është pjesë e raportit të OSBE/ODIHR. Nuk kam parë në asnjë prej raporteve të OSBE/ODIHR te përmendet togfjallëshi “Parti-Shtet” përveçse në raportin për Shqipërinë”- u shpreh ajo.

Vokshi e ka konsideruar një problem madhor vjedhjen e të dhënave personale dhe ka akuzuar SPAK se hesht duke mos vepruar me kallzimet që PD ka dërguar në gjykatë.

“Vjedhja e të dhënave është  krimi më i madh elektoral që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Secilii prej nesh e ka pasur në shtëpi në patronazhist duke raportuar në shtabet elektorale. Nëse kishte nevojë për legalizim, vend punë hapte vende Ogerta Manastirliu ose shkonte në mes të natës dhe u jepte legalizimet.

Për fat të keq SPAK nuk ka vepruar, 185 kallzime në SPAK, nëse do të kishte vepruar nuk do të ishim në këtë situatë. Ka rënë demokracia në Shqipëri, jemi në regjim. Raporti duhet të shërbejë si një plan pune dhe pikë reference edhe për faktorët ndërkombëtarë”-shtoi më tej Vokshi.

E pyetur se çfarë plani ka opozita për në shtator, Vokshi u shpreh se opozita do të luftojë për  të rikthyer demokracinë duke zbardhur masakrën zgjedhore të 25 prillit.  Ajo tha se PD do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët  e tjerë dhe do të shfrytëzojë çdo hapsirë demokratike.

“Hapi i parë i PD është transparenca për masakrën zgjedhore të 25 prillit, deri ku ka shkuar Edi Rama dhe PD është e vendosur ta zbardhë këtë masakër zgjedhore. Ambasadat dhe BE kanë reaguar. Ne si opozitë do të luftojmë për të kthyer demokracinë. Asnjë qytetar shqiptar sot nuk është i lirë të zgjedhë qeverinë e vet. PD do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët për të pasur paktin për demokracinë. PD do të shfrytëzoje të gjitha hapsirat demokratike. Opozita ka shumë për të bërë për të çmontuar sistemin e patronazhistëve. Patronzhisti është nënpunës civil, drejtor shkolle, drejtues insituticionii nuk është anëtar i PS.

Ata kanë shfrytëzuar postin e tyre.  Nëse nuk zhbëhet skema e patronazhistëve nuk kemi për të pasur zgjedhje të lira asnjëherë. Unë vetë kam çuar 3 denoncime për Manastirliun, Ulsi Manjën, Veliajn dhe SPAK Ka heshtur deri tani. Unë nuk kisha përballë kandidatë të një partie politike, por kisha një shtet përballë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë për të zbardhur masakrën elektorale Nëse OSBE/ODIHR ka rekomanduar ndryshimet ligjore lë të fillojnë urgjentisht në konsultim me çdo grup dhe jo në shkelje të satdarteve ndërkombëtare”- u shpreh Vokshi. /m.j

 

 

Next Post
Zjarr edhe në Radhimë, rrezikohen bizneset që ndodhen pranë

Zjarr edhe në Radhimë, rrezikohen bizneset që ndodhen pranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, këngëtarja shpërthen ndaj Hilës: Thoje se ishe i divorcuar…

October 5, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Nga dashuria te karriera, Jorgo Pulla zbulon çfarë parashikojnë yjet për sot

October 5, 2026
Riorganizimi ushtarak, Putin emëron kreun e Forcave të Sistemeve Pa Pilot -

Moska paralajmëron liderët europianë: Vizitat në Kiev janë ‘rrezik vdekjeprurës’

October 5, 2026
SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

SHBA-të godasin një anije të dyshuar për trafik droge në Karaibe, katër të vrarë

October 5, 2026
Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kriza e strehimit ‘rrëzon’ qeverinë spanjolle, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

October 5, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 5 tetor 2026: Binjakët nisin javën me sukses

October 5, 2026
Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi -

SHBA raporton rastin e dyshuar të murtajës në Rusi –

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com