• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD sulmon Ramën: Konkurset për spitalet, një farsë

by Java News
21/11/2017 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar atë që e ka quajtur “farsën e rë të Edi Ramës” me sistemin shëndetësor, duke zbuluar se konkursi për drejtuesit e spitaleve të Shqipërisë është vetëm një fasadë.

Në një status në Facebook, anëtari demokrat i Komisionit të Shëndetësisë ka sqaruar se, në të vërtetë bëhet fjalë për emërime politike të eskponentëve të Partisë Socialiste, ose të lidhur me pushtetin e saj.

Në profilin e tij, Spahia ka renditur 9 fakte, që sipas tij tregojnë mashtrimin e madh të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

1. Premtimin e Edi Ramës se drejtuesit e rinj të spitaleve do të ishin profesionistë të zgjedhur me konkurs e përgënjeshtron fakti se Enkelejdi Joti është rikonfirmuar në krye të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel njihet për vënien në shërbim të Edi Ramës të televizionit kombëtar.

2. Në Spitalin e Sanatoriumit është rikonfirmuar një emërim tjëtër i Edi Ramës, Perlat Kapisyzi, bashkëshort i zëvendësministres Mira Rakacolli, këshilltar Ps në minibashkinë 2 gjatë periudhës 2004-2008.

3. Në spitalin e Shkodrës është emëruar një përson tjetër politik, kandidati për deputet i PS në Shkodër, Vilson Masmalaj.

4. Në drejtim të spitalit të Beratit është emëruar, ish deputeti i PS, Eduard Bejko.

5. Në Spitalin e Durrësit është ëmruar me urdhër politik dhe jo me konkurs, kryetari i Këshillit Bashkiak, PS, Alban Ramohitaj.

6. Në spitalin e Dibrës është shpërblyër me vendim politik i akuzuari për blerje votash, eskponent i PS në Dibër, Spartak Koltraka.

7. Në Spitalin e Traumës është emëruar me, Arben Zenelaj, i njohur për lidhjet me PS.

8. Në Maternitetin e Tiranës është emëruar më urdhër politik një tjetër aktiviste e PS, Eliona Demaliaj.

9. Në spitalin e Tropojës është emëruar anëtari i kryesisë së PS Kukës, Ismet Nika.

“Emërime të tilla janë politike dhe nuk i shërbejnë qytetarëve, por partisë në pushtet dhe janë një provë sesi Edi Rama mashtron publikisht qytetarët”, ka deklaruar Spahia.

Next Post
Këngëtari i njohur zhvishet nudo për të promovuar librin e tij

Këngëtari i njohur zhvishet nudo për të promovuar librin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com